• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

Miliona euro në 2 makina, dosja i hiqet vëllait të Nishanit, e heton “Task Forca”

June 25, 2018
in Kronike
        
 

Detaje të reja janë zbardhur nga superoperacioni i policisë i një dite më parë, ku u bllokua sasia rekord e mbi 4 milionë eurove në Portin e Durrësit.

Report Tv mësoi dje se veprimet e para lidhur me këtë dosje i ka kryer prokurori pranë Prokurorisë së Durrësit, Sokol Nishani, vëllai i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i zgjedhur nga radhët e PD.

Ndërkohë, sot mësohet se çështja ka kaluar në duart e Ornela Rrumbullaku, e cila është përgjegjëse e strukturës së Task Forcës në Durrës. Prokurori Nishani ka qenë prokurori i gatshëm për të kryer veprimet e para për çështjen, meqenëse dje ka qenë ditë pushimi, ndërsa sot është vendosur që dosja të hetohet nga grupi i Task Forcës.

Është pikërisht kjo Task Forcë, që do të hetojë këtë dosje të nxehtë, e cila u dekonspirua nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tri ditë më parë në Kuvend. Ndërkohë, vijon numërimi i eurove të bllokuara, ku deri më tani janë numëruar rreth 4 milionë euro.

Paratë u bllokuan ditën e djeshme në Portin e Durrësit, ndërsa ishin të fshehura në dy makina ‘Toyota Yaris’. Dy makinat ishin të ngarkuara në një kamion së bashku me 7 makina të tjera. (Në total 9 makina 7 Toyota Yaris, një Opel dhe një Alfa Romeo).

Makinat janë bllokuar në orën 15:00, sapo kanë zbritur nga trageti që vinte nga Bari, ndërsa janë arrestuar 3 persona, dy shoferët dhe administratori i komapnisë që transportoi makinat. Shoferët janë Klevi Cani 21 –vjeç dhe Agim Ceka 61-vjeç, ndërsa administratori është Edi Lika. Ndërkohë mister mbetet njeriu që porositi makinat, por vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe personave të përfshirë.


        
 
Next Post

FOTO/ Noizy qëllon në shenjë, ja shuma e madhe që fiton në baste me sfidën Poloni-Kolumbi

Godina e Teatrit Kombëtar, një vjetërsirë që ushqen nostalgji...

Prisheni Teatrin, me tritol a me acid!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In