Janë bllokuar këtë të premte në Portin e Durrësit 270 ton oriz “Teuta”, nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Mësohet se sasia e orizit u bllokua pasi në të janë gjetur larva, që vënë në rrezik shëndetin e konsumatorëve.
Kompania ka pretendimet e saj se larvën mund ta hiqte nëpërmjet pastrimit, e më pas do ta hidhin në treg, por ky version nuk është pranuar nga AKU, i cili ka dhënë udhër që 15 kontejnierët të sekuestrohen deri në kryerjen e të gjitha analizave.
Njoftimi:
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas marrjes së njoftimit, nga disa subjekte të cilat tregtonin produkte ushqimore si oriz dhe mielli misri i verdhë, që kanë rezultuar me dëmtues të produkteve në ruajtje, nga DRAKU Durrës janë kryer të gjitha verifikimet në terren.
Nga kontrollet janë kryer 26 marrje mostre kontroll zyrtar, për produktet oriz dhe miell misri i verdhë, nga të cilat 5 kanë rezultuar jokonform me prani të dëmtuesve të produkteve në ruajtje.