• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

‘Koha e tij erdhi’! Pas dëmtimit të shtëpive dhe rrugëve nga tërmetet, në Islandë pritet shpërthimi i vullkanit

November 16, 2023
in Bota

Shpërthimi i vullkanit në Islandë është vetëm fillimi i një epoke të re shpërthimesh vullkanike që do të zgjasin me shekuj, me grumbullimin e magmës nën qytetin bregdetar të Grindavik që sinjalizon se më shumë do të vijnë. Kështu kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Mësohet se vullkani Fagradalsfjall në gadishullin Reykjanes po kërcënon të shpërthejë, me Zyrën Meteorologjike të Islandës që tha se ‘mundësia e një shpërthimi vullkanik është e lartë’ dhe mund të ndodhë në çdo kohë në ditët në vijim.

Pas 800 vitesh pasiviteti, një shpërthim i vitit 2021 shënoi fillimin e një cikli të ri të aktivitetit vullkanik dhe tani vullkanologu i Kembrixhit, Clive Oppenheimer, thotë se shpërthimi mund të ketë nisur ‘një fazë të re shpërthyese’ që mund të zgjasë me shekuj. “Koha e tij erdhi”, ka thënë Edward W. Marshall, një studiues në Qendrën Vullkanologjike Nordike të Universitetit të Islandës. “Ne mund të përgatitemi për disa qindra vjet të tjera shpërthimesh në Rejkjanes”.

Sipas raportimeve, rajoni është tronditur nga rreth 1,100 tërmete të reja që nga mesnata, me ekspertët që paralajmërojnë se magma po rritet gjithnjë e më afër sipërfaqes së tokës duke nxitur frikën e një shpërthimi të afërt vullkanik. Dhe mijëra tërmete gjatë ditëve të fundit e kanë kthyer komunitetin e peshkimit të Grindavik në një ‘qytet fantazmë’, me 4,000 banorë të detyruar të evakuohen.

Ata që u lejuan të ktheheshin në pronat e tyre me shërbimet e urgjencës – për të mbledhur sendet – u urdhëruan të evakuoheshin dje pasi Zyra e Meteorologjisë Islandeze tha se matësit e saj kishin zbuluar nivele të rritura të dioksidit të squfurit – një tregues i mundshëm i një shpërthimi. Ndërkohë pamjet e publikuara kanë treguar skena apokaliptike në qytetin e shkretë, me shtëpi të copëtuara dhe hendeqe të hapura në rrugë.

Next Post

TRAGJIKE/ Pas Dwamenës një tjetër lojtar humb jetën, pëson sulm në zemër

U shkëput edhe një artist tjetër nga gjiri i familjes: Qofsh i paharruar Paulin Shkjezi!

Vendimi i Strasburgut për 21 Janarin/ Berisha nuk shërohet nga paranojat, flet broçkulla: Hetimi u bë nga Ina Rama, militante e PS-së

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved