• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Histori

Kur Rumania përdori disa vite zyrtarisht himnin shqiptar

04/12/2023
in Histori
        
 

Nga Armand Plaka

Duke marre shkas nga postimi i mikut tim rumun, Alexandru Sterescu (Alexandru Hip Sterescu) hasa ne nje fakt interesant, te cilin realisht e mesova vetem nga ky postim: me konkretisht ate qe lidhet me faktin se Rumania ne vitet 1975-1977 paskesh mbajtur si himn zyrtar ate qe kishim/kemi dhe ne (muziken po diskutoj ketu sigurisht dhe jo tekstin).

Me iniciativen dhe deshiren e ish-diktatorit Caushesku u urdherua/preferua rikthimi ne nje motiv te vjeter patriotik te kompozitorit Ciprian Porumbescu ne gjysmen e dyte dmth. fundshek. 19, i cili u preferua dhe nga kolonia shqiptare ne Bukuresht ne momentet e shpalljes se Pavaresise se Shqiperise dhe me tekstin e Asdrenit (qe ishte nje pershtatje shume e afert me tekstin burimor ne rumanisht) u soll dhe u shpernda nder shqiptaret, te cilet shume shpejt do ta perqafonin ate si himnin e tyre kombetar.

Nje fakt tjeter interesant eshte edhe ai se ky motiv perdorej si himni kombetar rumun edhe ne periudhen e monarkise e diktatures se Antoneskut ne vitet ’40, pergjate Luftes se Dyte Boterore, per t’ u zevendesuar nga komunistet pas ardhjes se tyre ne pushtet ne vitin 1947 me nje tjeter motiv qe permbante shume nota, emra e shprehje ideologjike si komunizmi, BRSS dhe Lenini.

Interesant mbetet fakti se u deshen dy vjet derisa lidershipi rumun te kuptonte se himni i tyre zyrtar perkonte me ate shqiptar qe ne ate kohe kishte qene gjithe kohes ne perdorim dhe si pa zhurme urdherohet kesisoj serish zevendesimi i tij ne 1977, duke u zevendesuar serish me nje tjeter pas renies se diktatures pas vitit 1990.

E habitshme pak terheqja e rumuneve, te cilet fare mire mund te kishin pretenduar se kjo ishte nje kreature rumune ne tekst e muzike dhe t’i akuzonin shqiptaret se e kishin vjedhur. Por ata…thjesht qenkeshin terhequr thuajse pa zhurme, edhe pse duket pak e veshtire te mendosh se nje motiv aq i njohur e i kenduar nga gjithe populli dhe embleme e shtetit sic eshte cdo himn kombetar, te zevendesohet aq lehtesisht me nje te rene te lapsit. Por….kuptohet…ne ate kohe ne Rumanine Socialiste bishti dhe sqepari ishin ne duart e nje njeriu????.

Po aq interesant eshte edhe fakti se e njejta pjese muzikore i paskesh rene ne sy nje komuniteti apo bashkie ne Britani te Madhe pas viteve ’90, te cilet e kane preferuar ate si “himn te qytetit” te tyre, gje e cila ka sjelle (pas venies se ketij fakti ne dukje nga ana e nje gazetari rumun te kohes ne shtypin vendas) edhe nje lloj irritimi nga ana e rumuneve, te cilet me shpoti theksonin ne komentet e tyre se te pakten shqiptaret e pohojne hapur se e kane marre himnin e tyre nga Rumania dhe se jane falenderues per kete, kurse ju thjesht keni bere nje vjedhje te hapur pa na pyetur fare. ????☹️


        
 
Next Post

Greqisë i "binë brekët" me Belerin pas kërcënimit diplomatik gjermano-spanjoll: Firmos hapjen e kapitujeve për Shqipërinë

Injorimi total deri në tallje i "Forca Italia" me Sali Berishën

Gënjeshtra më e bujshme e miliarderes non grata Argita Berisha para "foltoristëve": Unë jam shtresa e mesme...si ju!

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved