Një grup protestuesish u përpoqën të hynin me forcë në bashkinë e Beogradit këtë mbrëmje duke thyer xhamin e derës kryesore, por më pas u ndalën nga forcat e policisë në hyrje të godinës.
Pasi kanë thyer xhamin e derës, ata janë ndaluar nga forcat e policisë në hyrje të bashkisë, të cilët kanë përdorur edhe gaz lotsjellës ndaj tyre.
Opozita serbe ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e kryeqytetit, ndërsa reagime të forta ka pasur edhe nga faktorët ndërkombëtarë që kanë konstatuar shkelje në proces.
Nga ana tjetër Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, partia e të cilit fitoi bindshëm në zgjedhjet e parakohshme, i ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës
https://twitter.com/i/status/1739003750335889674
Ka reaguar pas protestës masive para bashkisë së Beogradit duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
“Asnjë revolucion nuk është në progres, asgjë nuk do të ketë sukses. Ne do të përpiqemi të mos lëndojmë askënd me një reagim të butë dhe të qetë”, tha ai.
“Disa treguan fytyrën e tyre sonte, dhe se dhuna është mënyra e tyre e vetme për të luftuar. Prej ditësh kemi thënë se po përgatiten për këtë, sepse e dinë se nuk mund ta fitojnë besimin e popullit”, theksoi Vuçiç duke iu referuar opozitës serbe.
Learn more
Ai shtoi se “ata që betohen për të luftuar dhunën kanë treguar se janë ngacmuesit e vërtetë. Ata duan të shkatërrojnë qytetet dhe vendin tonë”.