• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Debat

PD e Berishës me “oratorët” e papunë që lehin falë rrjeteve sociale: Goditja me vezë e Vangjel Dules, akt terrorist i urdhëruar nga Edi Rama

January 25, 2024
in Debat
        
 

PD e Sali Berishës, ka reaguar nëpërmjet Ivi Kasos pas sulmit të bërë ndaj deputetit të PBDNJ, Vangjel Dule.

Kaso është shprehur se akti i terrorit simbolik dhe fizik, me qëllim fyerjen dhe intimidimin e deputetit, Vangjel Dule, është një tjetër dëshmi e dorës së zezë të Edi Ramës dhe patronazhistëve të tij, të ngritur mbi opozitën shqiptare.

Deklarata e Ivi Kasos

Akti i terrorit simbolik dhe fizik, me qëllim fyerjen dhe intimidimin e deputetit, Vangjel Dule, është një tjetër dëshmi e dorës së zezë të Edi Ramës dhe patronazhistëve të tij, të ngritur mbi opozitën shqiptare.

Të qëllosh me vezë një deputet, kryetar partie opozitare, që po shkon në senacën e gjyqit të një të burgosuri politik të regjimit, është shenja flagrante se qeveria dhe patronazhistët nuk përmbahen më në qëllimet e tyre.

Atë që e bënin fshehtas me McGonigalin, për të asgjësuar opozitën, tani guxojnë ta kryejnë haptas. Pasi shpërfillin Kushtetutën dhe nuk i lejojnë opozitës komisonet hetimore parlamentare, pasi heqin emrin e Sali Berishës si drejtues i koalicionit, pasi mbajnë peng simbolet e Partisë Demokratike me gjykata, tani, po në dyer të gjykatave të tyre, qëllojnë një deputet opozitar.

Ata cënojnë kështu, jo vetëm raportet e pushteteve, rolin e opozitës në sistem, por edhe balancën etnike të ruajtur me fanatizëm nga shqiptarët ndër shekuj.

Vangjel Dule, si përfaqësues i opozitës dhe i minoritetit grek në Shqipëri, është sot viktimë e dyfishtë e Ramës dhe patronazhistëve të Rilindjes.

Edi Rama që ka shkatërruar marrëdhëniet me një vend mik, si dhe prospektin e antarësimit në BE, nuk e ka për gjë të urdhërojë që përfaqësuesi i minoritetit grek që ka jetuar në Shqipëri, në harmoni për qindra vite, të goditet publikisht.

Vangjel Dule nuk është ministër dhe as deputet i qeverisë. Ai nuk ka gjë në dorë në kuptimin e pushtetit, përvec mandatit të zgjedhësve të tij dhe përfaqësimit të tyre në Parlament. Në këtë kuptim goditja e tij është manifestim i pushtetit, që nuk duron dot më as fjalën e lirë në media dhe as përfaqësimin në gjykatë.

Partia Demokratike i bën thirrje Ramës të lidhë zagarët e patronazhimit që i ka vënë në rolin e patriotit dhe të kthehet në krye të fiqirit, sepse kryesimin e qeverisë ia ka dorëzuar bandave të krimit dhe drogës.

Ne e sigurojmë minoritetin grek në Shqipëri, vendin mik Greqinë, se ky është një akt i shkëputur nga fjalori i urrejtjes së Ramës dhe nuk mund ta prishë balancën dhe mirëkuptimin që shqiptarët kanë dhe do të kenë.

Patriotëve të vezës, që kanë dalë nga veza e prishur e Rilindjes, u bëjmë thirrje të mbajnë dorën, sepse Shqipëria është e projektit europian, jo e betonizimit të Himarës. Kush bëhet ushtar i betonizimit të bregdetit dhe e shet veten si patriot, është dy herë i mjerë.


        
 
Next Post

PD kërkoi amnisti për Salianjin, Manja: T'i harrojnë emrat e përveçëm ,të votojnë amnstinë! Nuk përfitojnë personat që kanë bërë krim ndaj drejtësisë

Çfarë ka bërë Belo që e kanë kapur paranojat? SPAK po më heton: Më kanë vendosur në survejim

“Një spiun me pak” ! Plasin akuzat mes "saliarëve": Tre deputetë braktisin mbledhjen pasi Tritan Shehu u ankua se po e spiunojnë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In