• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Jo 5, por gjithë sytë e botës sot drejtohen në Tiranë!

February 28, 2024
in Blog
        
 

Nga Frrok Çupi

Kjo historia e vërtetë e ‘5 Syve’ ose FVEY, vjen që nga Lufta e Dytë Botërore. Tani, kur botën po e rrezikon një Luftë e Tretë, shfaqen përsëri ‘Five Eyes’, ose Pesë Sytë.

Kësaj here, mrekullia është se Shqipëria është pjesë e ‘5 Yjeve’ që është Aleanca e Madhe për bashkëpunim të përbashkët. Atëherë vetëm pak njerëz në botë e njihnin vendin tonë, Shqipërinë. Madje edhe vende fqinje europiane e quanin ‘black hole’, (gropa e zezë) nga ku nuk vinte informacion.

Ja ku jemi: Sot Tirana është qendra e vëmendjes e Botës. Këtu mbrëmë është ulur presidenti i Ukrainës, zoti Zelensky, dhe nis Samiti Botëror mbi Ukrainën. Ukraina nuk është vetëm viktima e luftës, por edhe strumbullari i orientimit të Botës për sot e për nesër. Do të fitojë Ukraina dhe me këtë rast ka fituar Europa e mbarë Perëndimi, apo do të humbë. Humbja nuk është një opsion aq real sa fitorja. Mbështetja e Bashkimit Europian, e vendeve të NATO-s, e Shteteve të Bashkuara ndaj Ukrainës është garancia e fitores në Ukrainë. Kjo aleancë farkëtohet sot në Tiranë, në Samitin Botëror që shtrohet në tavolinën e qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Që nga Tirana, ngjarjet e Luftës mund të marrin rrjedhë tjetër.

Samiti Botëror i Tiranës ka shumë pika takimi me Marrëveshjen ‘5 Sytë’ të farkëtuar para 80 vjetësh me qëllim fitoren shpëtimtare të njerëzimit mbi Nazizmin. Ajo u ngjiz si Aleancë e vendeve të Anglosferës, mes pesë shteteve të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Brenda kësaj marrëveshjeje u paketuan edhe aleancat për inteligjencien e sinjaleve, të agjencive të inteligjencies së këtyre vendeve.

Në kushtet tona Anglosfera politike është zgjeruar; Shqipëria është një prej ‘’aleatëve të jashtëzakonshëm të SHBA’, siç tha në Tiranë, Sekretari i Shtetit, Blinken. Nesër ose pasnesër në Kuçovë do të inaugurohet baza ushtarake e NATO-s e cila do të vëzhgojë e trajnojë forcat dhe lëvizjet mbi Ukrainë.

Origjina e Aleancës së ‘5 Syve’ gjendet në mes të Luftës së Dytë Botërore, Aleancë që u ndoq nga Karta e Atlantikut e vitit 1941. Në atë aleancë, edhe pse mes perdeve të hekurta ku nuk depërtonin rreze drite për Fitoren, megjithatë u fol dhe u vendos mbi një vizion të qartë të ‘përtej luftës’. Sot në Tiranë, Samiti i Ukrainës, do të përqendrohet në të nesërmen e Ukrainës dhe të Botës. Edhe në atë kohë, Winston Churchill, në fjalimin e tij paralajmëroi luftë të egër mes demokracive të 5 vendeve të Anglosferës me bllokun sovjetik, por si zgjidhje kërkoi bashkëpunim.

Kështu u bë i mundur zotërimi mbi rreziqet e mundshme. Aleanca e Pesë Syve u kthye në një Aleancë Inteligjente mbarëkombëtare. Shqipëria sot është ‘Syri i Gjashtë’, alegorikisht; por sot realisht është qendra ku janë drejtuar sytë e Botës. Vendi ynë është një vend i vogël që sot dëshmon vlerën e madhe të 80 (ose 100) vjetëshit të ardhshëm, kur nuk e dimë nëse Bota do të ketë më nevojë për një “5 Sy” tjetër.


        
 
Next Post

Rama pret në Kryeministri Zelensky-n: Ja dhurata e veçantë që i dha presidentit ukrainas!

Drejtësia e palaçove! SPAK kërkoi 3 herë arrestimin e Ilir Metës, GJKKO e refuzoi!

Fjalimi i plotë i Zelenskyt në samitin e Ukrainës: Të bashkëprodhojmë municione, forum të posacëm për sigurinë me vendet e Ballkanit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In