• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ilir Meta dhe Sali Berisha zyrtarisht nën hetim për aferën CEZ-DIA, Krimet e Rënda regjistrojnë procedim penal për 3 vepra penale

July 1, 2018
in Aktualitet
Kryeministri Sali Berisha dhe zevendesi i tij Ilir Meta, gjate nje seance parlamentare, ku kryeministri Berisha, ka prezantuar programin e qeverise se tij te re.

Kryeministri Sali Berisha dhe zevendesi i tij Ilir Meta, gjate nje seance parlamentare, ku kryeministri Berisha, ka prezantuar programin e qeverise se tij te re.

        
 

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë zyrtarisht nën hetim sa i takon aferës CEZ-DIA. Më 19 tetor 2017, juristi i OSHEE Romeo Kara bëri një padi penale pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndaj 7 personave, mes të cilëve Sali Berisha e Ilir Meta, duke i akuzuar ata se i kanë shkaktuar shtetit 39.5 milionë euro dëm nga marrëveshja e arritur mes CEZ dhe DIA për mbledhjen e borxheve. Por pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës penale, gazeta ka mësuar se çështja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gazeta ju drejtua me një shkresë zyrtare këtij institucioni për të mësuar se çfarë është duke ndodhur me këtë padi, a kanë nisur hetimet dhe nëse ka regjistrim procedimi penal? Në përgjigje të shkresës, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë me dije se, ndaj ish-kryeministrit Berisha, Presidentit Ilir Meta dhe 5 zyrtarëve të tjerë, është regjistruar procedim penal për 3 vepra penale. “Më datë 19.01.2018 nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda është regjistruar procedimi penal nr. 14 për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i funksionareve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 248 dhe 260 të Kodit Penal dhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 të Kodit Penal”, tha prokuroria për gazetën “SOT”. Më tej është bërë e ditur se prokurori i çështjes ka hapur dosjen në fjalë dhe është duke bërë verifikimin paraprak të provave të dorëzuar nga juristi Romeo Kara.

Hetimet

Vetë juristi Kara, i kontaktuar nga gazeta pak ditë më parë tha se nuk ndjehet shumë optimist mbi mënyrën se si po ecin hetimet. Janë bërë rreth 6 muaj që kur është regjistruar procedimi penal dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë zhvillim. Megjithatë pozitat e të akuzuarve mund të rëndohen në ditët në vijim. Me ngritjen e SPAK, kjo dosje automatikisht transferohet aty dhe gjithçka mund të ndryshojë. Megjithatë, interesant është fakti se dy politikanë të lartë janë duke u hetuar për 3 vepra penale. Bashkë me ta nën hetim janë gjithashtu: Kastriot Ismailaj administrator i DIA, i dënuar tashmë nga gjykata; Martin Roman, ish Drejtor Ekzekutiv i CEZ Group; Tomas Pleskash, z/kryetar i Bordit të Drejtorëve të CEZ-Group; Jozef Hejsek, ish kryetari Bordit të Drejtorëve të CEZ-Shpërndarje dhe Bujar Nepravishta, ish-kryetar i Entit Rregullator të Energjisë.

Provat

Gazeta ka mësuar se juristi Romeo Kara ka dorëzuar pranë prokurorisë një sërë provash, të cilat sipas tij tregojnë se marrëveshja CEZ-DIA ka qenë në dëm të shtetit shqiptar. Sipas tij, përgjegjës kryesorë janë Sali Berisha, në atë kohë kryeministër dhe Ilir Meta, në atë kohë ministër i Ekonomisë. Prova e cila mund të tronditë politikën është dëshmia e Vojsava Ismailit, gruaja e Kastriot Ismailit. Në prokurori është dorëzuar një intervistë e saj, e cila akuzon ilir Metën dhe Sali Berishën. “Më 26 tetor 2014 Hejsek pranon se Ismailaj ka qenë njeri i qeverisë shqiptare dhe si një ri i Metës dhe Berishës. Kastriot Ismailaj është prezantuar te ai dhe ish-ambasadori shqiptar. Ky fakt është konfirmuar nga gruaja e Ismailajt. Ajo akuzon Ilir Metën që i bën presion Ismilajt për t’i dhënë para”, ka thënë Romeo Kara pak kohë më parë. Po ashtu ai ka deklaruar se zotëron dhe një e-mail që shkëmbenin dy zyrtarët e CEZ, Tomas Pleskash, z/kryetar i Bordit te Drejtoreve të CEZ-Group dhe Jozef Hejsek, ish kryetari Bordit të Drejtorëve të CEZ-Shpërndarje për një takim me Ilir Metën. Të gjitha këto janë duke u shqyrtuar nga prokuroria. / Kliti Topalli


        
 
Next Post

Zbardhen prapaskenat, Sali Berisha u thirr 56 herë për të dëshmuar për vrasjen e Hajdarit, ja si refuzoi prokurorinë e gjykatën

Statusi i Ramës për Shkëlzen Qorden: I përlotur shprehet se agresioni ndaj tij, i neveritshëm

Replikë drejtuar Taulant Ballës! Zotëri pyete pak Pamela Vokshin, se sa "kova" lot ka derdhur fisi i saj, ditën që vdiq Enveri?!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In