• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Serbia nxjerr bllof Binin dhe “specialistët” e Bankës së Kosovës: Hap degë dhe bankomate për serbët e Kosovës në vendkalimet kufitare

March 11, 2024
in Aktualitet

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi të hënën se Banka e Postës e Serbisë i ka hapur katër degë të improvizuara bankare në afërsi të pikëkalimeve kufitare me Kosovë, në të cilat, sipas saj, serbët e Kosovës mund t’i tërheqin të ardhurat e tyre nga shteti serb.

Sipas një njoftimi, Banka e Postës e Serbisë i ka ngritur degët e improvizuara në pjesën serbe të pikëkalimeve kufitare, Jarinjë, Bërnjak, Konçul dhe Merdarë.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se ky veprim është bërë me qëllim që serbëve nga Kosova t’u lehtësohet tërheqja e pagesave nga buxheti i Serbisë, të cilat i marrin në dinarë.

Kjo vjen pasi, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e futi në fuqi një rregullore më 1 shkurt, e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme për transaksionet e pagesave në Kosovë.

Në bazë të saj, Dogana e Kosovës, dy herë gjatë muajit të kaluar, ndaloi hyrjen e dinarëve nga Serbia në Kosovë, me arsyetimin se nuk e ka miratimin e BQK-së.

Si pasojë, pjesëtarët e komunitetit serb në komunat në jug të Ibrit nuk kanë mundur t’i tërheqin të ardhurat nga buxheti i Serbisë prej mesit të muajit shkurt, ndërsa në komunat në veri të Kosovës është e mundur të tërheqin një shumë e kufizuar parash në sportelet e Bankës së Kursimeve Postare.

Zyra për Kosovën thekson se tani, klientët e Kursimores së Postës në degët e improvizuara në pjesën serbe të katër pikave kufitare me Kosovën, do të mund të kryejnë të gjitha veprimet bankare: tërheqje të pagave, pensioneve, ndihma financiare sociale dhe të ardhurave të tjera.

Ata gjithashtu mund të kryejnë pagesa në llogaritë në dinarë dhe valuta dhe transaksione të tjera bankare, sipas njoftimit.

Sipas njoftimit, çdo objekt është i pajisur me një bankomat të Kursimores së Postës, ku do të mundësohet tërheqja e mjeteve nga llogaritë e dinarit në çdo kohë.

“Në mbështetje të qytetarëve, banka dërgoi dy degë të lëvizshme me rrota që do të jenë në dispozicion në këto lokacione në përputhje me nevojat e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Shtohet se “kjo zgjidhje teknike është e karakterit të përkohshëm derisa të vendoset funksionimi normal i transaksionit të pagesës në zonat serbe në Kosovë”.

Përveç Kursimores së Postës, dinarët në Kosovë i përdorin edhe zyrat postare që punojnë në sistemin serb, si dhe përdoret edhe në tregti në zonat ku jetojnë serbët.

Bashkësia ndërkombëtare shprehu shqetësimin se vendimi i BQK-së për ndalimin e dinarit mund të ketë ndikim negativ tek serbët e Kosovës dhe se mund të rrisë tensionet etnike, prandaj ka kërkuar shtyrjen e zbatimit rregullores.

Megjithatë, Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se faza kalimtare e zbatimit të rregullores së saj nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.

Çështja e dinarit ishte edhe temë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt në Bruksel, i cili përfundoi pa rezultat konkret dhe i dërguari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak tha se nevojiten takime shtesë.

Për Kosovën çështja e dinarit është çështje e brendshme teknike, ndërsa Serbia ngul këmbë që kjo çështje të zgjidhet në dialogun e Brukselit. Serbia e zgjidhi vetë duke e lënë në llum BQK dhe teoricienin Bin Kurti që duhet të përgjigjet për veprimet arbitrare të qeverisë së tij.

Next Post

Shiu përmbyt rrugët në Durrës, shtyhet me 60 minuta ndeshja e Superligës mes Dinamos dhe Teutës

Vajzat nga Amerika Latine pranojnë se ushtronin prostitucion në Durrës për familjet e tyre: Prokuroria i procedon penalisht dhe i'u bllokon pasaportat

Përse socialistët janë kaq b*thëpambukë?

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved