• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Dita e Verës” si ditë “kundër-revolucionare”

March 14, 2024
in Blog

Nga Mero Baze

Ndoshta shumë vetë nuk e dinë, por “Dita e Verës” u bë festë zyrtare prej Fatos Nanos më 2004, për t’u tallur me protestat e Berishës.

Berisha në shkurt të 2004, nisi një raund protestash nën sloganin “Nano Ik”, dhe pretendonte si gjithmonë se ishin më të mëdhatë në histori. Dhe ndërsa Berisha lodhej të numëronte njerëzit që mblidhte nga ura e Lanës deri tek Kryeministria, Nano shpalli “Ditën e Verës” më 14 mars, ditë pushimi zyrtar, dhe të nesërmen Bulevardi u mbush nga “Stacioni i Trenit” tek “Liqeni”, me qindra mijëra qytetarë të lumtur.

Edhe pse shumë cinike, u pa çdo të thotë të mbushësh Bulevardin dhe sa të “mërzitur” ishin njerëzit. Protestat nuk vazhduan më dhe Lëvizja “Nano ik” u shua nga “Dita e Verës”.

Sot historia është dhe më tragji-komike.

Revolucionin e shpallur me aq shumë bujë nga vet Berisha, e vrau vet Berisha nga nevoja jetike që ka për t’u ndjerë i përfillur nga shumica në pushtet dhe hyri në bisedime për vrasjen e revolucionit në shkëmbim të dy komisioneve hetimore.

Sapo u ra dakord në parim, Berisha u bë entuziast duke u treguar të gjithëve se më në fund u detyruan ta përfillin.

Kështu ai e mbyti revolucionin një ditë para “Ditës së Verës” dhe nuk i dha rast Erion Veliajt t’i thoshte sot ja çdo të thotë të mbushësh Bulevardin.

Ana komike është se ai do të shpallë rifillimin e revolucionit nesër, me arsyetimin se socialistët nuk ja dhanë atë që kërkoi dhe se Edi Rama është besëprerë si Lulzim Basha.

E vetmja arritje është që nuk e la revolucioni në mëshirën e “Ditës së Verës”, kur qindra mijëra qytetar festojnë pa varë mendjen për revolucion.

E ka një alibi të paktën: U thotë në datë 14 revolucioni e kishte pushim. Nesër rifillojmë.

Next Post

VIDEO/ Nuk ishte plotësisht faji i Lautaros! Skena shokuese se si toka lëvizi për ta çorientuar argjentinasin

Ekipet e kualifikuara dhe shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales në Ligën e Evropës: Gjithçka që duhet të dini

Në kujtim të aktori të paharruar Sheri Mita në ditën e lindjes së tij

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved