• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

E vetmja gjë që shkëlqen në këtë marrëveshje është Gazment Bardhi

March 16, 2024
in Blog

Mero Baze

Të gjithë ata opozitarë që shpresonin tek “revolucioni” tani duhet të shpresojnë tek Gazment Bardhi. Vendosmëria e tij për të rikthyer normalitetin në Kuvend dhe për t’u hequr nga duart revolucionarëve bombat tymuese dhe bilbilat, funksionoi, duke kuruar plagën më të rëndë të Berishës, mospërfilljen nga kundërshtari dhe bashkësia ndërkombëtare.

Gazment Bardhi nuk është se arriti ta bëjë Berishën faktor, por e bëri të ndjehet i tillë. Dhe kjo nuk është pak për një njeri në hall si Berisha. Pas kësaj, ai i dha të drejtë Bardhit të normalizojë situatën në Kuvend.

Marrëveshja për ngritjen e dy komisioneve hetimore është thjesht një justifikim qesharak, pasi dosja e sterilizimit sot ka kaluar në gjykatë, pas një hetimit të thelluar nga SPAK dhe nuk pritet që një komision hetimor parlamentar, që e kanë mendjen tek kamera e jo tek letrat, të gjejë diçka të re.

Sa i përket Komisionit të sistemit TIMS, ajo është çështje dhe më banale, por e vlefshme për të justifikuar objektivin për kthimin në normalitet të Kuvendit dhe krijimin e ndjesisë për Berishën sikur është respektuar.

E vetmja gjë që shkëlqen në këtë marrëveshje është Gazment Bardhi. Ai praktikisht arriti ta përdorë këtë proces për t’u evidentuar si figura kryesore e opozitarëve të Berishës, duke i bërë fillimisht të ndjehen të bashkuar e më pas që Berisha të ndjehet i përfillur.

Për këtë arsye ai ka tanimë të drejtën të jetë figura kryesore e tyre, derisa Berisha pranoi të shkëmbejë në gjithë këtë proces, përfilljen e tij, me lidershipin e Bardhit.

Se si do ta mbajë më tej këtë lidership është për t’u parë, por është e sigurtë se dhe ata që bënin si “ithtarë” të revolucionit ndjehen të lehtësuar, se së paku u ka dhënë shansin të mos turpëroheshin, në një revolucion pa revolucionarë.

Brenda një muaji ai arriti ta ndryshojë opozitën, duke i ndryshuar asaj mjetet politike, rrugën, dhe mbi të gjitha duke i krijuar ndjesinë se me të janë më mirë dhe më me shpreseëëë, se sa ishin me Berishën një muaj më parë.

Dhe janë vërtet më mirë. Përveç atyre që kanë dezhurnin tek rrugica.

Next Post

Nuk ka qetësi për Ballkanin Perëndimor, një tjetër tërmet godet vendin fqinj, ja sa ishte magnituda

Porosia e Ramës për bashkëpunëtorët: Rrugëtimi i jetës mbaron një ditë, sepse s'do të jetoni sa shqiponjat

Shqipëria e rilindur në fokusin e mediave ndërkombëtare! Revista franceze e udhëtimeve “À Vous Poitiers”: Ja destinacioni ideal për udhëtarët që kërkojnë autenticitet dhe aventura

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved