Legjenda e filmit, Alain Delon, është vendosur nën “kujdestarinë e zgjeruar”, një dispozitë e ngjashme me kujdestarinë ligjore që synon të mbështesë njerëzit me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore.
Vendimin e mori një gjyqtar në Montargi të Francës, raportoi mediumi francez Messenger.
Që nga janari i vitit të kaluar, Delon është nën “mbrojtje ligjore” për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Masa, e cila tani është “konvertuar në kujdestari të shtuar”, u miratua gjithashtu për të mbrojtur pasuritë e aktorit pasi shpërtheu një luftë midis trashëgimtarëve të tij.
Në fakt, djemtë e tij Anthony dhe Alain-Fabien pretendojnë se babai i tyre po manipulohet nga motra e tyre Anushka, e cila dyshohet se ka heshtur për problemet shëndetësore të aktorit për ta marrë me vete në Zvicër për të shmangur pagesën e një takse të madhe trashëgimie.
Anthony Delon
Alain-Fabien Delon
Anouchka Delon
Pasuritë e paluajtshme, të ardhurat e mëdha nga filmat, menaxhimi i markave dhe koleksionet e artit, sipas vlerësimeve të fundit të publikuara nga “Il Sole 24 Ore”, arrijnë në rreth 200 milionë euro.
Për këtë arsye, lufta mes fëmijëve për gjendjen fizike dhe mendore të babait të tyre merr një aspekt thjesht ekonomik.
Qershorin e kaluar, Delon, me ndihmën e vajzës së tij, nxori në ankand 80 vepra arti, për një total prej më shumë se tetë milionë euro.
U shitën gjithashtu armë koleksioni, verëra premium dhe makina luksoze.
Anushka paditi dy vëllezërit e saj për cenim të privatësisë pasi ata postuan një video të një bisede mes saj dhe babait të saj në rrjetet sociale.
Gjyqi do të zhvillohet në prill 2025, vendosi sot gjykata e Parisit. Dy djemtë e legjendës së kinemasë franceze, Anthony (59) dhe Alain-Fabien (29), do të gjykohen për përdorim, mbajtje ose zbulim të një dokumenti ose regjistrimi të marrë nga një shkelje e privatësisë.
Sipas prokurorisë, më 5 janar, ata kanë regjistruar bisedën e motrës së tyre Anushka (33) me babain e tyre në rezidencën e aktorit në Dushi, rreth njëqind kilometra në jug të Parisit, të cilën e publikuan dy ditë më vonë në llogaritë e tyre në Instagram.
Në fragmentin e bisedës dëgjohet zëri i një femre që i drejtohet një burri të cilin ajo e quan “baba”. “Të konsiderojnë budalla (…) dhe mua një idiote që manipulon babanë”, thotë gruaja.
Anushka nga ana e saj kritikon vëllezërit se i kanë vënë në rrezik jetën aktorit dhe tregon se ka dashur ta çojë babain e saj në Zvicër që ai të vazhdojë mjekimin atje. /noa.al