• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Socialistët u presin shpresat demokratëve: Nuk bashkëqeverisim me PD, po tenton bllokimin e integrimit, të ndërhyjnë SHBA-BE

July 4, 2018
in Debat

Partia Socialiste duket se i ka prerë shpresat Partisë Demokratike për një marrëveshje të dytë si ajo e 17 majit. Ditët e fundit ndërkombëtarët kanë shtuar dozën e thirrjeve që opozita dhe mazhoranca të ulen së bashku në tryezën e bisedimeve, me qëllim çuarjen përpara të reformave integruese. Sinjali më i freskët ka ardhur dy ditë më parë nga eurodeputeti Knut Fleckenstein dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, të cilët përmes thirrje të tyre lanë të nënkuptohet se në horizont mund të kishte një marrëveshja të dytë Rama-Basha.

Por deputetët socialistët e kundërshtojnë në mënyrë kategorike një mundësi të tillë, gjatë një reagimi për gazetën. Fillimisht, ka qenë deputeti i PS, Flamur Golemi, i cili gjatë një prononcimi për gazetën “Sot”, deklaroi se është kundër një marrëveshje të mirëfilltë si ajo e 17 maj, ku PD-ja zotëronte një pjesë të ministrive. Sipas tij, Partia Socialiste nuk do t’i japë mundësinë Partisë Demokratike për të penetruar drejt pushtetit.

“Në çdo rast do t’ia shtrijmë dorën e bashkëpunimit opozitës, por natyrisht që ne nuk mund të biem në batakun e dëshpërimit të saj për pushtet. Jemi votuar të qeverisim dhe të çojmë përpara reformat që përmirësojnë jetën e qytetarëve, zhvillojnë ekonominë dhe afrojnë vendin me Bashkimin Europian”, deklaroi ai.

Golemi akuza opozitës: Ka penguar integrimin

Po ashtu, deputeti Golemi sulmoi opozitën dhe eksponentëve të saj, pasi sipas tij, ka punuar kundër integrimit dhe hapjes së negociatave. Deputeti i PS akuzoi shefin e opozitës se luante rol të dyfishtë, teksa nga njëra anë deklaronte se po lobonte për integrimin, ndërsa në të vërtetët sipas tij, punonte nën rrogoz kundër çeljes së negociatave.

“Bashkëpunimi opozitë-mazhorance nuk është çështje marrëveshjeje, me shumë sesa çështje e vullnetit të përbashkët për të çuar përpara axhendën e integrimit të vendit. Vullnet që nga mazhoranca nuk ka munguar kurrë dhe sigurisht që nuk do të mungoje. Por nga ana tjetër kemi opozitën e cila në raste të përsëritura ka tentuar të “minojë” një proces që në fund të fundit nuk është i asnjërës palë politike, por është i qytetarëve shqiptarë.

Integrimi është çështje ku duhet të jemi bashkë. Lidershipi i opozitës për fat te keq ka treguar nje rol destruktiv do të thoja në shume raste. Ndonëse formalisht deklarohej për hapje të negociatave, aksioni i tij opozitar ishte i kundërt. Ne i kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit në shumë raste dhe kur vjen puna tek integrimi kemi kërkuar që të gjitha palët të kapërcejnë dasitë e politikës së ditës në Tiranë dhe në Bruksel të flasin me një gjuhë të përbashkët”, deklaroi ai

Çela dhe Marto kundër marrëveshjes me PD

Në të njëjtën linjë me kolegun Flamur Golemi, dje janë rreshtuar edhe deputetët e Partisë Socialiste, Bujar Çela dhe Andrea Marto. Gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetën “Sot”, Marto u shpreh kundër marrëveshjes PD-PS, teksa vuri në dukje se mazhoranca është votuar për të qeverisur, ndërsa minoranca për të bërë opozitë.

“Nuk besoj. Secili duhet të luajë rolin e tij. Mazhoranca të qeverisë dhe opozita të paraqesë alternativat e saj”, deklaroi deputeti i PS, Andrea Marto. Ndërsa deputeti tjetër, Bujar Çela theksoi se është kundër një marrëveshje të dytë Rama-Basha, ndërsa shtoi se ndërkombëtarët duhet të “thumbojnë” opozitën, me qëllim që kjo e fundit të reflektojë dhe mbështesë hapjen e negociatave. “Absolutisht joooo! Jam dakord me thirrjen por ndërkombëtarët duhet ti shkulin veshin kësaj opozite llumi, që çdo ditë po i bind shqiptarët se nuk përfaqëson asgjë”, deklaroi deputeti i PS, Bujar Çela./SOT/

Next Post

Rama gati dosjet për kryebashkiakët, fati i tyre vendoset në Asamble

Mungoi në seancën e Vettingut: ONM ngriti pikëpyetje për profesionalizmin e Arta Markut

Aksidentohet këngëtari i njohur shqiptar në Gjermani: Ja gjendja e tij shëndetësore

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved