• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Dielli lëshon valën magnetike më të madhe të zjarrtë në afro një dekadë

May 15, 2024
in Kuriozitete

Administrata Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën, NOAA, thotë se dielli lëshoi të martën valën më të madhe të flakës së zjarrtë në afro një dekadë, vetëm pak ditë pasi stuhitë e forta diellore goditën Tokën duke krijuar fenomenin që njihet si “Aurora Borealis” ose dritat veriore, të pazakonta në shumë pjesë të botës.

Vala e flakës diellore shkaktohet nga një shpërthim intensiv rrezatimi që vjen nga çlirimi i energjisë magnetike që lidhet me ato që njihen si njolla në sipërfaqen diellore. Ky është shpërthimi më i madh i këtij cikli 11-vjeçar të diellit, që po i afrohet kulmit, sipas NOAA-s. Lajmi i mirë është se kësaj here planeti ynë është jashtë trajektores së valës magnetike, sepse shpërthimi ndodhi në një pjesë të sipërfaqes së diellit në drejtim të kundërt të Tokës.

Observatori i Dinamikave Diellore, i NASA-s, e vlerësoi shpërthimin e ndritshëm të rrezeve X, si më të fuqishmin që nga viti 2005. Bryan Brasher me Qendrën e Parashikimit të Motit Hapësinor në Boulder të Kolorados, pjesë e NOAA-s, tha se ka mundësi që kur shkencëtarët të mbledhin të dhënat edhe nga burime të tjera, të rezultojë që vala e zjarrtë magnetike të ketë qenë edhe më e fortë.

Kjo vjen pas gati një jave çlirimesh të valëve magnetike masive nga atmosfera e jashtme e diellit, që njihet si Korona. Korona çliron kryesisht dritë në formë rrezesh X dhe ultra vjollcë. Vala magnetike përbënte rrezik për rrjetin e komunikimit në tokë dhe orbitë si dhe për sistemin energjetik.

NASA tha se stuhia gjeomagnetike e fundjavës bëri që një nga satelitët e saj mjedisorë të rrotullohej papritur për shkak të uljes së lartësisë si rezultat i stuhisë hapësinore dhe të aktivizonte sistemin e vetëmbrojtjes për rrethana të tilla. Shtatë astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës u këshilluan të qëndronin brenda zonave që ofrojnë mbrojte të fortë nga rrezatimi. NASA tha se ekuipazhi nuk ishte në ndonjë rrezik./VOA

Next Post

VIDEO/ Një përgjigjie për "lëçitsin e broçkullave" Ardian Vebiu në emër të Aristidh Kolës për arvanitët dhe Bubulinën

Nis montimi veprës më të madhe të artit në Shqipëri e cila do të vendoset në Shkodër

Atentati ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico u qëllua nga shkrimtari i njohur

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved