• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

VIDEO/ Presidenti iranian Ebrahim Raisi humb jetën pas rrëzimit të helikopterit, nesër ceremonia mortore! 5 ditë zie në Iran

May 20, 2024
in Bota

Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka humbur jetën bashkë me ministrin e jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian pas rrëzimit të helikopterit. Lajmi është konfirmuar nga Irani zyrtar, përmes një postimi në platformën X të zv.presidentit iranian.

Po ashtu, jetën e humbën edhe 7 personat e tjerë që ishin në bordin e helikopterit, pasi ky i fundit u rrëzua për shkak të kushteve të këqija të motit, raportojnë mediat e huaja. Në bord ndodheshin edhe guvernatori i Azerbajxhanit Lindor, Melek Rahmati, imam i Tabrizit Mohammad Ali Al Hashem, piloti, një bashkë-pilot, kreu i ekipit të mbrojtjes dhe një nga truprojat.

Lideri i Iranit, Khamenei shpalli pesë ditë zie, ndërsa qeveria u mblodh në një mbledhje urgjente. Nesër do të zhvillohet edhe ceremonia mortore për presidentin. Në vend të tij, si president i përkohëshëm është emëruar zëvendëspresidenti i parë Mohammad Mokhber, ndërsa Ali Bagheri Kani u emërua Ministër i Jashtëm i Iranit.

Pamjet e publikuara me dron tregojnë rrënojat e helikopterit në provincën e Azerbajxhanit Lindor. Në pamje shihet ‘bishti’ i helikopterit pranë një toke të djegur në një shpat mali.

Televizioni shtetëror iranian dha lajmin zyrtar për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi, duke e quajtur atë “martir të shërbimit” dhe duke specifikuar se vendi dhe koha e ceremonisë mortore do të bëhet e ditur.

Raisi po shkonte për në qytetin e Tabrizit, në veriperëndim të Iranit, pasi u kthye nga një zonë kufitare Iran-Azerbajxhan, ku u takua me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev për të përuruar një digë në kufirin midis dy vendeve. Në qytetin e Tabrizit Raisi do të përuronte një rafineri, por helikopteri është rrëzuar dyshohet për shkak të kushteve të këqija të motit. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30 të 19 majit.

Kliko Video

https://rumble.com/embed/v4twhzk/?pub=4

https://rumble.com/v4wc265-may-20-2024.html

Next Post

'Ne nuk duam opozitën e viteve ’90' Escobar: Shpresojmë që drejtimin e PD të mos e marrë dikush që na kujton kohët e këqija

Shqipëria do të prodhojë armë, gati projektligji i ri! Krijohet shoqëria “KAYO”, bashkëpunim shtet privat

Lista e Shqipërisë për në Euro 2024, kë do marrë Sylvinho me vete në Gjermani?

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved