• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Pirro Mani, maestroja i stilit unik në teatrin dhe filmin shqiptar mbush 3 vjet që është larguar nga kjo botë

June 5, 2024
in Nostalgji
        
 

Për veprimtarinë e tij, regjisori e aktori i njohur Pirro Mani ka marrë epitetin e korifeut të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

Vulën e tij e mbajnë mbi 80 shfaqje teatrore. Në film doli edhe para kamerave. Në artin e shtatë do të mbahet mend për rolin e Sali Protopapës në filmin “I teti në bronz”.

Bagazhi i tij si regjisor teatri ka edhe shfaqjen “Epoka para gjyqit” të dramaturgut nga Kosova, Ekrem Kryeziu. Ja pak jehonë ka pasur arti i Pirro Manit edhe në Kosovë. Nga kolegët e tij ai është veçuar për stilin unik, i cili e bën atë emër të përveçëm të artit mbarëshqiptar

Ishte një nga personalitetet më të shquara në historinë e teatrit shqiptar. Me dhjetëra shfaqje të vëna në skenë, që mbajnë firmën e tij regjisoriale, i kanë dhënë një vend nderi në art. Regjisori e aktori Pirro Mani në SHBA më 3 Qershor 2021, ku jetonte prej vitesh me bashkëshorten e tij aktore Pavlina Mani. Ai ishte 89-vjeçar.

Për veprimtarinë e tij, regjisori e aktori i njohur njihet si një prej korifenjve të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

Pirro Mani u lind më 14 prill të vitit 1932, në Korçë. I përket asaj plejade artistësh shqiptarë që studiuan në Moskë, në Institutin Shtetëror të Artit Teatror Gitis. Karrierën si regjisor e nisi në teatrin e qytetit të tij të lindjes Korçë, ku punoi rreth 8 vjet.

Që nga viti 1967 e deri në vitin 1992 ka qenë regjisor i Teatrit Kombëtar, ku ka inskenuar me dhjetëra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë: “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Nata e 12-të”, “Prometeu”, e të tjera.

Kinemaja ka qenë një tjetër stacion në jetën e Pirro Manit. Një prej personazheve më të njohura që ai skaliti përjetësisht në memorien e shqiptarëve është ai i ballistit Sali Protopapa, në filmin “I teti në bronz”. Ka interpretuar edhe te filmi “Vitet e para”. Roli i tij i fundit ka qenë në filmin “Barbarët”, nën regji të Liri Begesë.


        
 
Next Post

Revolta e Artan Fugës: Nuk jemi fakira inferiorë! Italianët na dogjën, vranë dhe grabitën., nuk i'u kemi asnjë borxh

Felaj i përgjigjet Bardhit: O Gaz B... mos je ti çingija që u bëre ministër me 3 muaj punë

VIDEO/ Çmenduri në Stamboll! Murinjo zyrtarizohet te Fenerbahçe, tifozët ndezin stadiumin si të ishin në derbi

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In