• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Nostalgji

E paharrueshmja aktorja Besa Imami si pjesë e panteonit të mëdhenjve të skenës kishte ditëlindjen

August 13, 2024
in Nostalgji
        
 

Besa Imami u lind në Gjakovë, më 8 gusht të vitit 1928. Mbetet ndër aktoret më të mira që kanë njohur shqiptarët. Në kinematografi ajo u bë e njohur për publikun e gjerë me rolin e Donika Kastriotit në filmin “Skëndërbeu”, të realizuar në vitin 1953. Më pas do të vijonin role të tjera, si te“Ndërgjegja”, roli i Martës në filmin “Brazdat”, në vitin 1973, roli i Nënë Tanës në filmin “Në fillim të verës”, në vitin 1975, e shumë role të jera.

Ndonëse në Shqipëri erdhi fëmijë trevjeçar, Besa kurrë nuk e harroi Gjakovën e saj, ku u lind, së cilës “ia ktheu” shpinën kur babai i saj Ferid Imami, arsimtar, arratiset më 1931, e lë të shoqen Behixhen, me tre fëmijë në Gjakova dhe kalon në Shqipëri, në Kukës.

Ndërkohë, Behixhja kërkon ta vizitojë të shoqin, jep gisht, del e nuk kthehet më. Familja Imami kalon të jetojë në Tiranë, mirëpo babai i Besës vdes i ri, e lë të shoqen 31 vjeçare me pesë fëmijë, dy vajza e tre djem.

Shtigjet e aktrimit ia përcakton paraqitja e saj e parë në një shfaqje amatore, më 1945, kur Besa ishte vetëm 17 vjeçe, kjo i lë mbresa regjisorit Pandi Stillu, kshtu që pas një viti e angazhojnë në Teatrin Popullor të Tiranës.

Që nga mosha 18-vjeçare e deri në pension, në vitin 1990, Besa Imami i përkushtohet tërësisht aktrimit. Në saje të roleve të realizuara shquhet për mjeshtërinë madhe të interpretimit, luan Klabara Gaberin, Natashën në “Portreti”, Tatjanën në “Mikroborgjezi”, nënë Zyranë në “Bashkë me agimin”.

U shfaq rishtaz në vitet e 2000-ta me “Women Without Wings” (2002), e roli i saj më i fundit është ai i gruas myslimane në filmin “Eduart”, në vitin 2006.

Besa Imami, për meritat e saj artistike, do të vlerësohej me titullin “Artiste e Merituar”. Që nga shtatori i vitit 1946 e deri në 1 shtator të vitit 1988, kur del në pension, i ka dhënë publikut gati 80 role. Me propozim të Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, aktorja është nderuar nga Gjakova, vendlindja e saj, me titullin “Nderi i skenës shqiptare”.

Besa Imami vdiq më 21 shtator të vitit 2014 në shtëpinë e saj në Tiranë, në moshën 86-vjeçare

Imami u dha jetë më shumë se 100 karaktereve në skenën e teatrit dhe në kinematografi, por do të mbahet mendi gjithmonë si Donika e Skenderbeut apo si aristokratja, roli i së cilës i shkonte aq shumë për shtat. Janë role te gdhendura me mjeshtëri që do ta bëjnë atë të paharruar.


        
 
Next Post

“Fakte jo reale”: Në gjykatë, kronistët e luftës së Kosovës mohojnë shkrimet

Ca vargje të Naimit për çeçenët

Dështimi i sanksioneve, miliarda dollarë dhe euro u futën në tregun rus

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In