• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Jemi gati për sulm bërthamor ndaj një vendi të NATO-s” – ‘Orakulli’ i Putin kërcënon Perëndimin

September 13, 2024
in Bota

Rusia duhet të shprehë qartë gatishmërinë e saj për të përdorur armë bërthamore kundër vendeve që mbështesin agresionin e NATO-s në Ukrainë.”

Kështu është shprehur në një intervistë për Kommersant, Sergey Karaganov, shkencëtari politik me ndikim që kryeson Këshillin për Politikën e Jashtme dhe të Mbrojtjes dhe njihet si “orakulli” të cilit Vladimir Putin ia dëgjon gjithmonë fjalën.

I njohur si “skifteri” i Kremlinit, Karagnov akuzon SHBA-të se kanë gënjyer aleatët për aftësinë goditëse të Moskës dhe kërkon një qëndrim më të vendosur bërthamor ndaj Perëndimit.

“Moska mund të nisë një sulm të kufizuar bërthamor ndaj një vendi të NATO-s pa filluar një luftë bërthamore gjithëpërfshirëse. Shtetet e Bashkuara të Amerikës gënjyen kur u thanë aleatëve të tyre se u garantonin mbrojtje bërthamore. Të gjithë armiqtë tanë aktualë dhe të ardhshëm duhet të jenë të sigurt se Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore”, tha Karagnov.

Kërcënimet e rrezikshme të të besuarit të Putin vijnë vetëm disa javë pasi Ukraina pushtoi një pjesë të rajonit të Kurskut në Rusi.

“Ne kemi të drejtë t’i përgjigjemi me një goditje bërthamore të gjitha sulmeve masive në territorin tonë. Kjo vlen edhe për çdo kapje të territorit tonë”, nënvizoi ai.

Megjithëse deklaratat ogurzeza të Karaganov nuk përfaqësojnë politikën zyrtare ruse, Kremlini e ka lejuar vazhdimisht atë të ndikojë drejtpërdrejt te Putin. Ishte pikërisht Karaganov ai që bëri thirrje për më shumë se një vit për të ndryshuar doktrinën bërthamore ruse, të cilën Moska tani ka thënë se do ta rishikojë.

Dhe sipas asaj aktuale, Rusia do të ishte e gatshme të përdorte armë bërthamore në përgjigje të një sulmi bërthamor nga një vend tjetër ose një sulmi konvencional që do të kërcënonte ekzistencën e shtetit.

“Kjo doktrinë është e papërgjegjshme dhe madje edhe vetëvrasëse, sepse nuk është në gjendje t’i pengojë në mënyrë adekuate armiqtë e Rusisë dhe t’i bëjë ata të besojnë se nuk ka asnjë rrethanë në të cilën Moska do të përdorte armë bërthamore”, përfundoi Karaganov.

Next Post

VIDEO/ Pandeli Majkon nuk e mbajnë nervat, shtyn me forcë reporteren shtatzënë!

Kuvendi miraton me 74 vota pro Urdhrin e ri të Mjekëve! Jo më shumë se 50 orë pune në muaj te privati! Gjoba deri në 1 mln lekë, pezullim deri në heqje licence për kë abuzon

SPAK merr të pandehur për pastrim parash 2 ortakët e Malltezit, Xhimi Begeja, e Bektashi! Ndërtuesi akuzohet dhe për korrupsion! Kur do arrestohen, apo kanë paguar?!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved