• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Paraqitjet e legjionarëve: Shënojnë Manaj, Uzuni e C. Shpendi. Ismajli më i miri për Empolin

September 16, 2024
in Sport

Pas ndeshjeve me Kombëtaren në Nations League, legjionarët kuqezi kanë mbyllur një javë mjaft pozitive në klubet e tyre, duke qenë protagonistë me gola dhe paraqitje shumë të mira.

Dy nga sulmuesit e Kombëtares shqiptare, Rey Manaj dhe Myrto Uzuni u rikthyen te goli. Sivasspor fitoi ndaj Gaziantep me rezultatin 3-2 dhe Manaj gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 37-të.

Granada e Myrto Uzuni barazoi në transfertë me skuadrën e Elche me rezultatin 2-2. Sulmuesi kuqezi u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë dhe vendosi baraspeshën në minutën e 55-të.

Te goli u rikthye edhe Cristian Shpendi. Sulmuesi i shpresave shndërroi në gol një penallti në fundin e pjesës së parë. Në fund sfida e Cesena ndaj Modena u mbyll në barazim 2-2 dhe për Shpendin ishte goli i tretë në kampionat.

Në Itali, Ardian Ismajli shkëlqeu në takimin ndaj Juventusit duke u zgjedhur edhe lojtari i ndeshjes për Empolin. Mbrojtësi kuqezi ishte vendimtar me ndërhyrjet e tij në barazimin 0-0 që Empoli mori në shtëpi ndaj Juventusit. Një ndeshje shumë e mirë e Ismajlit që u vlerësua me notën 7.5 nga sajti i specalizuar për statistika sofascore.

Lajmi tjetër i mirë nga kampionati italian ishte rikthimi në fushë i Berat Gjimshiti. Kapiteni kuqezi u dëmtua në grumbullim me Shqipërinë dhe nuk luajti në dy takimet e para në Nations League ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, megjithatë Gjimshiti është rikuperuar dhe ishte titullar në fitoren e Atalantës me rezultatin 3-2 ndaj Fiorentinës.

Në Seria A, një ndeshje të mirë zhvilloi edhe Kristjan Asllani. Mesfushori kuqezi e nisi si titullar takimin në transfertë të Interit ndaj Monzës dhe në fund të sfidës nga zikaltërit vetëm Dimarco u vlerësua me notë më të lartë se Asllani.

Një formë të mirë me klubin e tij po kalon edhe Jasir Asani, i cili së fundmi është përzgjedhur edhe lojtari më i mirë i muajit gusht në Korenë e Jugut. Një vlerësim mëse i merituar për Asanin që realizoi edhe dy gola me Gwangju në takimet ndaj Jeonbuk dhe Gangwon.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Arlind Ajeti, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Ylber Ramadani, Medon Berisha, Amir Abrashi, Arbnor Muja dhe Mirlind Daku ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Ernest Muçi, Arbër Hoxha dhe Nedim Bajrami.

Next Post

FOTO/ Misteri i pronave të Malltezit: SPAK s’ka gjetur të dhëna të shpronësimeve nga komunizmi

Aktori shqiptarë i Hollywoodit Marko Caka: Përse ju shqiptarët e Amerikës, shumica jeni me Trampin?

Politikat e Binit në Kosovë e bëjnë Vuçiçin faktor pozitiv: Thirrjet e tij për riintegrimin e serbëve në Kosovë , BE: E mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved