• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Berisha e akuzoi si anëtar i organizatës kriminale të SPAK, Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!

September 19, 2024
in Debat

Sali Berisha ka sulmuar dhe kërcënuar gazetarët që kanë publikuar fakte të dosjes së tij korruptive.

Një prej tyre, Carlo Bollino, ka reaguar pas sulmeve të tij.

“Si gazetar nuk mund të mos e vlerësoj këtë gjykim dhe të jem krenar që krahasohem për nga kapaciteti investigativ me një strukturë si SPAK, e cila konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian si një model drejtësie që përfundimisht është e pavarur dhe të aftë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri”, tha Carlo Bollino i pyetur nga Shqiptarja.com.

”Më modestisht mund të saktësoj se një gazetar i ndershëm, siç e dëshmojnë profesioni im 42 vjeçar, nuk i ka mjetet e fuqishme investigative që ka SPAK dhe për këtë arsye puna e ime kufizohet në kërkimin e dokumenteve dhe leximin objektiv të tyre. Nëse Sali Berishës nuk i pëlqejnë këto dokumente, kjo është çështje tjetër. Padyshim që një dokument edhe mund të interpretohet gabimisht, prandaj si gazetar, pres vendimin e gjykatës”, tha ai.

“Për sa i përket akuzave që më drejton vazhdimisht Berisha, familja e tij dhe një pjesë e partisë së tij, ato tregojnë standardin e dyfishtë që kanë përdorur gjithmonë: ndërsa për akuzat e bëra nga SPAK familja Berisha kërkon më shumë dhe më shumë prova dhe dokumente, ai nuk e ndjen të nevojshme të tregojë asnjë provë për akuzat e bëra ndaj meje.

D.m.th, me të drejtë kërkojnë një proces të drejtë për veten, ndërsa me mua bëjnë një proces popullor të tipit enverist ku nuk pranoheshin arsyet e të akuzuarit as zëri i avokatit mbrojtës dhe “provat” ishin të gjitha false.

Kjo është arsyeja pse unë bëra një kallzim penal me avokatin tim, duke menduar se sistemi i drejtësisë civile nuk është aq i shpejtë për t’i dhënë përgjigje të përshtatshme fushatës së shpifjeve rë pandërprera nga ana e tyre kundër meje për të më trembur e për të më mbyllur gojën”, tha Bollino.

Next Post

SHBA dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë

Mbyllet "Shengen"! Gjermania fillon kontrollet kufitare mes debatit për emigracionin

“I shtriu 3 kundërshtarë me një qetësi të jashtëzakonshme”, Qazim Laçi magjeps edhe Lorik Canën: Është një jehonë shumë e madhe…

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved