• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Shteti i bektashinjve, më mirë vonë se kurrë

September 25, 2024
in Aktualitet, Debat

Nga Dritan Hila

Do ishte një temë që në një shoqëri normale nuk duhet të kishte debate. Ato perëndimore e kanë zgjidhur me kohë këtë raport mes fesë dhe shtetit, megjithëse bashkëjetesa e tyre ka qenë rrallëherë paqësore. Kisha katolike në Itali ishte në luftë të hapur konkurrence me shtetin italian.

Roma u pushtua vetëm pas dhjetë vitesh nga bashkimi i Italisë pasi vetë kisha katolike pretendonte autoritetin mbi gadishullin Apenin. Derisa në paktin mes Musolinit dhe Vatikanit u zgjidh bashkëjetesa, por fërkimet mbi e nën rrogoz nuk kanë fund.

Në Francë gijotina e revolucionit punoi si makinë qepëse duke prerë koka priftërinjsh e djegur manastire, derisa u bë konkordati mes shtetit dhe kishës.

Në Spanjë, republikanët pushkatuan mbi dhjetë mijë priftërinj. Pa vajtur te komunistët anembanë botës.

Por jo vetëm me kishën. Edhe fetë e tjera kanë pasur probleme me shtetin, derisa i kanë zgjidhur ose janë zhdukur. Për shembull Shehulislami në Turqi.

Mirëpo vjen një moment që në shoqëritë moderne duhet një bashkëjetesë paqësore dhe rregullim ligjor e respekt reciprok. Ca me tepër shtetet kanë gjetur bashkëpunimin me institucionet fetare si një rrugë për influencë rajonale dhe globale. I tillë është edhe rasti i kryegjyshatës së bektashinjve.

Nuk dua t’i hyj jermeve dhe delireve të masës së analistëve që gjejnë rastin të kapin mikrofonin e as studiuesve e filozofëve që gjetën rastin të shpalosin njohuritë e tyre. As sovranistëve të fandaksur që shohin ëndrra në diell me humbje sovraniteti dhe krijime kauzus beli që dikush të na sulmojë në të ardhmen.

Pavarësia jonë është caktuar nga një konferencë ambasadorësh (as ministra të jashtëm nuk e prishën rehatin të mblidheshin) dhe e shpallëm kur nuk kishte mbetur njeri pa e shpallur në Ballkan, kështu që qetësohuni se nuk do ta shesin Shqipërinë bektashinjtë.

Më bën përshtypje që katolikët e pranojnë pa asnjë problem madje e mbështesin dhe po ashtu edhe ortodoksët nuk shohin rrezik. Vetëm disa segmente të myslimanëve qenkan shqetësuar. Nëse e kanë për konkurrencë, duhet të rrinë rehat pasi bektashinjtë nuk prishin qejf me askënd.

Po e kanë problem se mos u shesin tokat e hallallit jezitëve, le të kujtohen që shqiptarët u kanë dhënë ekstraterritoritetin manastireve e kishave serbe, ndaj mos bëhen keq për një godinë të bektashinjve. Aty e kanë Deçanin, le të shkojnë ta marrin.

I lig është edhe aludimi që kjo është një ide e izraelitëve, madje nxjerrin përqafime te Baba Mondit me hebrenj (nuk e di a janë fake apo reale?). Baba Mondi do përqafonte njësoj edhe Budën.

Por që të sqarohen, megjithëse mendoj se nuk ka nevojë për sqarim asnjë nga kundërshtarët, pasi janë me mëndje të mbushur, ky projekt nuk ka asgjë të keqe apo rrezikshme.

Bektashizmi dhe për më shumë krerët e saj janë bashkëpunues dhe mendjehapur. Ky sekt tashmë ngjan tërësisht shqiptar dhe i pranuar edhe nga besimtarët e tjerë.

Shia të tjerë janë iranianët dhe qendrat e tjera të islamit në Arabi dhe Turqi, po përdoren politikisht nga udhëheqësit e këtyre vendeve. Jo më kot dikur Ayatollah Khomeini thoshte që “Islami nëse nuk është politikë, nuk është asgjë”.

Ndaj ideja e fuqizimit të bektashinjve nuk i prish punë askujt e aq më pak shqiptarët të cilët do kenë një fe me qendër në Tiranë, qendër e cila në të ardhmen do shërbejë edhe për synimet shtetërore.

Dhe që të krijosh apo fuqizosh një besim, t’i japësh atij influencë mbarë botërore, duhet një institucion ose shpirtëror ose i materializuar në një objekt kulti dinjitoz dhe jo diku nga ish-magazinat e Poligrafikut ku të duhet Google Map ta gjesh.

Përtej xanxës e sikleteve të mikrofonkapësve, luanëve të tastierës, apo sikletit të xhihadistëve, kjo është një ide që mbase hedh shtat. Inshallah. (Dritare.net)

Next Post

VIDEO/ Festa e ditëlindjes së Luan Zhegut! Sa vjeç mbushi këngëtari i mirënjohur

‘Shteti Bektashi’, Rama: Padija ekstreme e kritikëve më bind se duhet realizuar! Është në shërbim të ruajtjes së harmonisë fetare dhe interesit kombëtar

Saliu para pelegrinëve poshtë ballkonit: Telefonova Baba Mondin... Kujdes! Skenari erdhi nga Beogradi, mos i beso tradhëtarit të kombit Edvin Rama

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved