• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kushtuan 6 milionë dollarë, satelitët “Albania 1 dhe 2”! A po e justifikojnë vlerën e paguar?

October 9, 2024
in Debat

Tre zjarre në pyje, dy prej të cilave në Peshtan dhe Pishë-Poro të Fierit, një përmbytje dhe një rrëshqitje dheu… pas gati dy vitesh nga lëshimi në hapësirë, satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” nuk po përdoren mjaftueshëm… të paktën jo aq sa për të justifikuar koston 6 milionë dollarë.

“Hartat tematike e zonave të prekura nga zjarri në Peshtan dhe Pishë-Poro të Fierit janë krijuar duke përdorur Inteligjencën Artificiale me anë të metodës Change Detection me qëllim identifikimin dhe analizimin zonave të prekura dhe dëmeve të shkaktuara nga zjarri i ndodhur. Këto harta janë përdorur për analizimin dhe vlerësimin e zonës së dëmtuar” – Ministria e Mbrojtjes.

Në komunitetin hapësinor, Shqipëria është prej 3 janarit të vitit të shkuar në mesin e 80 shteteve që kanë satelitë, listë që kryesohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë mbi gjysmën, apo mbi 5 mijë satelitë, nga rreth 8700 në orbitë, sipas Kombeve të Bashkuara. Por, përfitimet deri më tani po shtrihen vetëm në drejtim të krijimit të hartave gjeo-hapësinore.

“Këto harta janë përdorur për analizimin dhe vlerësimin e zonës së dëmtuar ku janë paraqitur zonat e prekura nga zjarri me shtresat: ndërtesa, rrugë, zonat e prekura nga zjarri, sipërfaqe me bimësi të dendur; sipërfaqe me bimësi të ulët, pa bimësi, ranore apo ujore” – Ministria e Mbrojtjes.

Të dhënat nga Ministria e Mbrojtjes tregojnë se deri në fund të qershorit të këtij viti, nga satelitët Albania 1 dhe Albania kanë përfituar, kryesisht imazhe… 29 institucione. Pjesa mëe madhe e tyre agjenci, bashki dhe ministri:

“Është plotësuar lista e përbërë nga 22 persona si pika kontakti të 16 institucioneve përfituese nga projekti. Janë kryer takime me të gjithë pikat e kontaktit të institucioneve për t’i njohur me ecurinë e projektit si dhe me qëllim rritjen e kapaciteteve teknike të strukturave të cilat janë të përfshira në projekt. Gjatë vitit 2024 kemi kryer trajnime të veçanta me 38 Institucionet publike me pjesëmarrjen e 212 specialistëve”.

Prej fillim-vitit të shkuar Shqipëria po fotografohet përsëri nga ajri përmes satelitëve Albania 1 dhe 2, me qëllim analizimin e problemeve të territorit, nga dëmet e shkaktuara nga zjarret, përmbytjet, menaxhimi i zonave të mbrojtura apo zonat me thatësirë të madhe që paraqesin rrezik për zjarre në të ardhmen. Megjithatë, nëse çmimi që paguam për këto dy satelitë do t’ia vlejë, mbetet ende për t’u parë.

by TaboolaSponsored LinksYou May Like
Nëse gjeni papilloma në trupin tuaj, bëjeni këtë menjëherë
Trajtimi i papillomës | Kërko reklama

Next Post

Mero Baze: Ai i vuri flakën PD, ju i bëni gjyq pse dogji dhe PS!

Monika Kryemadhi kërkon t’i marrë Metës 10% nga fondi që Partia e Lirisë merr nga buxheti i shtetit

Blushi i Metës ka një ëndërr që edhe mund t'i realizohet si bashkëpunëtor i ish presidentit faqezi: Ishallah më fusin në burg dhe mua, si Salianjin!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved