• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

TRAGJIKE/ Vdes në moshën 31-vjeçare ylli i “One Direction”, Liam Payne ra nga ballkoni

October 17, 2024
in Kronike, Metro
        
 

Ish-këngëtari i grupit pop ‘One Direction’, Liam Payne, vdiq të mërkurën në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires. Lajmi u konfirmoi nga policia lokale që tha se muzikanti britanik 31-vjeçar gjeti vdekjen pasi ra nga kati i tretë i ballkonit të dhomës së tij të hotelit.

Nëpërmjet një deklarate policia tha se ishte njoftuar për një “person të seksit mashkull, agresiv, e që mund të ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit”.

Punonjësit e urgjencës konfirmuan vdekjen e këngëtarit, që u gjet në oborrin e brendshëm të hotelit në lagjen Palermo.

“Zemrat tona janë absolutisht të thyera. Urojmë që familja e të dashurit e tij të gjejnë forcë në këtë moment të vështirë”, tha dega e MTV-së në Amerikën Latine, në një postim në platformën e mediave sociale X.

Liam Payne fitoi famë botërore si pjesë e grupit pop tashmë të shpërbërë ‘One Direction’, së bashku me Harry Styles, Zayn Malik, Niall Horan dhe Louis Tomlinson.

Grupi i djemve u shpërbë në vitin 2016 pasi anëtarët e tij vijuan me projekte të ndryshme, përfshirë karriera si solistë.

Gjatë një interviste për televizionin lokal ‘Todo Noticias’ Hernan Palazzon, punonjës i hotelit në lagjen Palermo tha se “lagjja është shumë e tronditur… ka shumë polici, e fansa që po vijnë. Është diçka shumë e trishtë”, shtoi ai.

Në fillim të këtij muaji Liam Payne kishte marrë pjesë në koncertin e shokut të tij Niall Horan, në Buenos Aires. Payne dhe Horan të dy kanë kënduar për ‘One Direction’.

Muzikanti ka qenë i hapur në media për betejën e tij me varësinë nga droga dhe për kohën që ka shpenzuar në një institucion rehabilitimi.

Më herët të mërkurën, në një postim në Snapchat ai fliste për udhëtimin e tij në Argjentinë, se kishte luajtur polo dhe se priste me padurim të kthehej në shtëpi për të parë qenin.

“Është një ditë e bukur këtu në Argjentinë”, thoshte ai në një video.


        
 
Next Post

VIDEO/ “Udhëheqësi i popullit tim Enveri”! Kur Ismail Kadare thumbonte Enver Hoxhën

VIDEO/ Berisha 80 vjeç e 3 muaj e 15 dite: Kohët ndryshojnë, por ai jo! Nga përjashtimet e vitit '92 te 8 janari

VIDEO/ Nëse do ishin në SHBA brekët nga koka do u hiqte policia! Deputetët e Saliut "masakrojnë" efektivin e FNSH që tentoi të mbrohej me bombël lotuese! Shteti i bananeve hesht

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In