• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Një sqarim për protestuesit që thonë: “Ta djegim Tiranën njësoj siç digjet Parisi, Athina, Berlini”

October 31, 2024
in Blog
        
 

Nga Kreshnik Spahiu

Ka disa ndryshime esenciale në referencat e mos bindjes civile në Europë me Shqipërinë.

Ata që krahasojnë djegien e Athinës apo Parisit me Tiranën ose nuk e kanë idenë çfarë ndodh ose mashtrojnë.

Ata që thonë bllokohen rrugët e Berlinit njësoj si Kamza apo Kavaja gabojnë rëndë.

Pa u zgjatur po sqarojmë ndryshimet thelbësore:

1- Rrugët e Berlinit apo Parisit bllokohen me traktorë nga traktoristët dhe jo nga deputetët e opozitës.

2- Rrugët e Berlinit, Parisit apo Athinës digjen me molotov nga lëvizje radikale jashtë parlamentare dhe jo nga deputetët apo partitë parlamentare. “Agimi i Artë” përdundoi në burg nga radikalizmi.

3- Protestuesit në Berlin qofshin dhe nga parti opozitare nuk mbajnë në bulza apo në postera fotot me portretin ish-kancelarit Kohl apo Ish-Kancelarit Shrëder njeri i akuzuar për korrupsion dhe tjetri i paguar nga Moska. Ata i kanë brakatisur dhe ata i përkasin arkivave të drejtësisë gjermane.

4- Rrugët e Athinës, Parisit apo Berlinit bllokohen kur është orari zyrtar që ti dëgjoj qeveria dhe jo si në Tiranë ku PD proteston vetëm kur është mbyllur ora e punës, janë mbyllur zyrat dhe qeveritarët janë në shtëpi.

5- Mos bindja civile në Europë bëhet nga populli dhe jo nga partia. Rrugët dhe sheheshet bllokohen dhe digjen në Athinë, Paris dhe Berlin nga qytetarë civil dhe jo 100% me antarë partie apo deputet.

6- Deputetët e opozitës në Berlin lëvizin me biçikleta, autobus apo me tren dhe jo me Range Rover apo makina luksoze.

7- Parisi nuk digjet për shkak se Sarkozi është dënuar me burg për korrupsion dhe antarët e partisë nuk hedhin molotov që të lirohet ish-udhëheqësi tyre i korruptuar.

Ndërkohë çdo bllokim dhe djegie në Paris, Athinë, Berlin apo Bruksel që bëhet pa u marrë leje nga policia, përballet me dorën e hekurt dhe forcën e ligjit duke dënuar me disa vite burg autorët apo organizatorët të cilët rrihen barbarisht nga policia në praninë e mediave.

Shkoni dhe shikoni një protestë në Gjermani dhe Francë dhe do numëroni 1000 protestues dhe 2000 policë me autoblinda.

Ndoshta do thoni ju: Në Shqipëri s’ka dialog dhe nuk ka demokraci.

Jo gaboheni…… opozita shqiptare e gjeti dialogun me socialistët për të mbyllur “listat e deputetve” sepse aty fusin emrat e tyre në lista, ndërsa dje nuk e gjetën dialogun me mazhorancën sepse s’duhej hapur rruga e Shqipërisë dhe e shqiptarve në BE.

Dialogun PD-PS e gjejnë vetëm për bythën e tyre, jo për jetën e shqiptarve.


        
 
Next Post

Atentati me 3 viktima në Shkodër, Berisha gjen kauzën e radhës: Të protestojmë atje se është mafia

Muli shpall veturën fituese të protestës

Shqipëria po plaket me shpejtësi

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In