• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Presidenti i PPE Weber i “shqetësuar” për Belerin, i shkruan Ramës: Sulmi ndaj Fredi Belerit duhej parandaluar, s’u morën masa

November 16, 2024
in Aktualitet, Debat

Presidenti i Partisë Popullore Europiane (PPE), Manfred Veber, ka kritikuar palën shqiptare për incidentin me eurodeputetin Fredi Beleri para Kuvendit.

Ne një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama, të cituar nga mediet greke, z. Veber rikujtoi ngjarjen e 29 tetorit, kur Fredi Beleri, në cilësinë e anëtarit diplomatik të misionit të Bashkimit Europian, u qëllua me kos dhe me vezë nga një qytetar teksa pa largohej nga ambientet e Parlamentit.

“Për të parandaluar këtë sulm të turpshëm ndaj një eurodeputeti në mesin e misionit të tij zyrtar nuk u mor asnjë masë. Gjatë incidentit pati një mungesë të dukshme të çfarëdo forme mbrojtjeje shtetërore.

Nëse do të kishte pasur një mbrojtje shtetërore dhe po të ishin marrë masat e duhura të sigurisë nga shteti shqiptar, ky incident i papranueshëm mund të ishte parandaluar.

Sulmi verbal dhe fizik ndaj z. Beleri para Kuvendit të Shqipërisë përbën një dështim të shtetit mikpritës për të garantuar sigurinë dhe integritetin e një përfaqësuesi të zgjedhur të qytetarëve të Bashkimit Europian.

Duke marrë parasysh seriozitetin e këtij incidenti, unë e dënoj fuqishëm, ju bëj thirrje që të siguroni që incidente të ngjashme të mos përsëriten në të ardhmen, duke respektuar angazhimet tuaja ndërkombëtare, në përputhje me rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë,” thuhet në letrën e presidentit të PPE-së, ku aderon edhe partia greke Demokracia e Re e eurodeputetit Beleri.

Beleri u zgjodh në Parlamentin Europian pas zgjedhjeve të qershorit, ndërkohë që ai po vuante dënimin me burg për korrupsion zgjedhor, pasi u gjet fajtor për blerjen e votave për t’u bërë kryetar i bashkisë së Himarës në zgjedhjet e majit 2023.

Next Post

Deputeti që e kallzoi në SPAK zbardh skemën: Kush janë donatorët që i dhuronin Metës deri në 50 mijë dollarë!

Vokshi i zbardh Mulit skenarin e vrasjeve të Beqjes

Muli informohet mbi zhvillimet në Shtëpinë e Bardhë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved