• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ina moj Ina…

November 19, 2024
in Blog

Nga Bledi Lumani

Vdekja e një fëmije është gjithmonë e rëndë, sidomos kur ti e çon në shkollë në mëngjes dhe ta sjellin pa jetë në drekë, si në rastin e Martinit 14 vjeçar në Tiranë.

Kur një gjë e tillë ndodh, përveç dhimbjes që nuk të lë indiferent, ti përpiqesh të reflektosh për arsyet, përtej rastit konkret.

Dhe ndërsa përpiqesh ta bësh këtë gjë, në TV të del një grua nga Kuvendi duke iu ulëritur të tjerëve të ulin kokën e të kërkojnë falje, se ata janë fajtorë, se duhet të japë dorëheqjen ministrja e Arsimit, ai i Brendshmi, gjithë Qeveria, se nuk kanë kryer detyrën për të mbrojtur fëmijët etj etj.

E thoshtë deputetja e një partie, që veç ka nxitur dhunë në këtë vend, që vetëm pak javë më parë, i përdorte adoleshentët e maskuar për të hedhur molotovë ndaj policisë, se ata “nuk i kap ligji”, që ka krijuar dhe korpuse të armatosura me të rinj, që shfaqeshin të veshur me të zeza, si një formacion ushtarak.

Deputetja e partisë që ka shpallur publikisht prej muajsh mosbindje civile, duke frymëzuar kështu anarkinë, bllokimin e rrugëve, përplasjen me qytetarët.

Sot është e lehtë të thuash që fajin e ka Qeveria, sepse natyrisht që ka fajet e saj për situatën e sigurisë në shkolla dhe në rrugë.

Por nuk mund të thuash që është vetëm faji i saj, se të ishte ashtu, zgjidhej kollaj.

Faji është i Qeverisë më së pari, por është edhe i partisë së Inës që frymëzon dhunën nga mëngjesi në darkë, është edhe i shoqërisë, që vlerëson të fortin, arrogantin, atë që ka lekun, dhe që ka dështuar t’i mbajë pranë këta fëmijë dhe t’i edukojë si duhet, është edhe i medias, që “frymëzon” këta të rinj me shembuj alla Luiz të dalë nga Big Brother dhe Përputhen, është edhe i muzikës, që sot ka si përfaqësues dhe idhuj të rinisë, Noizyn e Stresin, është edhe i drejtësisë, që i toleron dhe fal këta idhuj të rinisë, kur rrahin barbarisht kundërshtarët e tyre, është edhe i rrjeteve sociale, që janë kthyer në objekt shpëlarje truri për të rinjtë, është edhe i prindërve që iu blejnë fëmijëve Iphone e fundit dhe mendojnë se me dhurata të shtrenjta e të mira materiale, do iu sigurojnë atyre lumturinë.

Ina natyrisht nuk mund t’i thotë këto, jo se nuk i di, por se në këtë vend është bërë rrugë, që përdorin të vdekur e të gjallë për politikë.

Deri në viktimën e radhës…

Next Post

Apeli e la në burg, reagon Ilir Meta nga qelia: Asnjë surprizë

Ali Ahmeti i përgjigjet Kurit të Kosovës: Është krim që një Kryeministri jep deklarata që minojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!”.

Shqipëria merr një humbje zhgënjyese ndaj Ukrainës dhe e mbyll si e fundit në grup

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved