• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Vrasja e 14-vjeçarit tragjedi që duhet të na bashkojë si prindër”, Rama akuza Parlamentit: Shkollë e hapur dhune! Ata që derdhin lot krokodili në ekrane janë…

November 20, 2024
in Aktualitet, Debat

Kryeministri Edi Rama ka vënë nën shënjestër të akuzave si nxitës të dhunës dhe devijues të interesit publik e kombëtar parlamentin dhe median.

Duke folur për vrasjen e 14-vjeçarit që solli reagime të shumta, emisione të dedikuara, por edhe debat në parlament, Rama tha se “tragjedia e nxënësit 14-vjeçar e familjes së tij dhe komunitetit të shkollës ‘Fan Noli’ është shumë e madhe për t’u futur në perimetrin shumë të ngushtë të sherrit të një pseudoelite politike dhe mediatike e cila për ditë dhe për natë devijon çdo interes kombëtar e publik, çdo problem e ngjarje dhe deri çdo fatkeqësi e tragjedi në kanalin e llumit të interesave të veta për interes e pushtet e biznes, me ndjenjat dhe hallet e popullit”.

Ai theksoi se kjo tragjedi duhet të na bashkojë si prindër dhe qytetarë për të kuptuar se gjithsecili prej nesh duhet të marrë përsipër më shumë në pjesën e vet të frontit të mbrojtjes së fëmijëve i cili nis brenda mureve të shtëpisë, vazhdon brenda mureve të shkollës dhe shtrihet kudo ku zhvillohet jeta e fëmijëve tanë.

“Përfshirë edhe ekranet e televizioneve ku shumica dërrmuese e atyre që derdhin lot krokodili për Shqipërinë dhe popullin janë në fakt lëvrues të papërgjegjshëm të gjuhës së dhunës dhe herë pas here edhe nxitës të hapur të dhunës, duke përfshirë edhe sallën e Parlamentit të Shqipërisë që është një shkollë e hapur dhune dhe nxitje e gjuhës së dhunës”, tha kryeministri.

“I siguroj prindërit se personalisht unë jam plotësisht i vetëdijshëm dhe i angazhuar që në pjesën e time të frontit së bashku me kolegët e qeverisë të bëjmë së bashku me ta të gjitha gjërat e mundura për të lehtësuar fëmijët tanë nga presioni i hatashëm i rrjeteve sociale dhe për të rritur në cilësinë e sigurisë së tyre.

Pres me padurim rezultatet e këshillimit të gjerë me komunitetin e prindërve lidhur me qasjen që duhet të zgjedhim së bashku ndaj TikTok, Snapchat apo të dyve bashkë. Sepse nga të gjitha hulumtimet tona janë dy nga burimet më pjellore të çoroditjes, të nxitjes së dhunës dhe të akteve të bullizmit deri në tragjedi si kjo e fundit nga e cila ne duhet me patjetër të gjithë së bashku të dalim si shoqëri dhe si shtet me një përgjigje sa më efektive”, tha Rama.

Next Post

Dosja Meta & Moni: Sekuestrohen dy vila të... "nënë Fatimes"

Meta egërsohet pas sekuestros së vilave! Thirrje nga kafazi: Të nisin protestat e përditëshme para SPAK...pa molotov

Valença do Minho, 14/11/2024 -  Tentativa de Assalto a uma ourivesaria em Valença resulta em troca de tiros entre GNR e assaltantes.
GNR e PJ isolaram o local do crime.




(Rui Manuel Fonseca)

Plagoset rëndë shqiptar: U qëllua me armë nga prokurori portugez! Çfarë ndodhi në…?

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved