• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Dosja Meta & Moni: Sekuestrohen dy vila të… “nënë Fatimes”

November 20, 2024
in Aktualitet, Dosja X

Me kërkesën e SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestro mbi dy vila në zonën e Kodrës së Diellit në pronësi të deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe nënës së saj Fatimes. Vilat janë në rezidencën Kodra e Diellit, në Tiranë, dhe në total sipërfaqja e tyre është mbi 600 metra katrorë. Njëra nga objektet është në pronësi të deputetes ndërsa vila e dytë në pronësi të nënës së saj, Fatime Kryemadhi.

Nga hetimet e SPAK ka dyshime të arsyeshme se pasuritë janë blerë me para të pajustikuara dhe për këtë arsye është vendosur sekuestro.

Not a typical dating platform
Euromeets
The Prices Of Second Hand Rolex Might Surprise You
Second Hand Rolex | Search Ads
Sponsored Links
Policia gjyqësore ka ekzekutuar vendimin duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ndërsa janë njoftuar edhe pronaret e banesave Monika e Fatime Kryemadhi.

Deputetja e Partisë së Lirisë është nën hetim nga SPAK bashkë me ish-bashkëshortin Ilir Meta nën dyshimet për korrupsuon, pastrim parash e fshehje pasurie.

Nga hetimet e SPAK ka dyshime se ish-presidenti Meta është i përfshirë në aferën korruptive CEZ DIA, po ashtu dyshohet se në bashkëpunim me ish-bashkëshorten kanë ushtruar influencën e tyre që biznesmenë të njohur të lidhin kontrata në Shqipëri, si dhe kanë votuar ligje klienteliste për llogari të oligarkëve në vend.

Dyshime për pastrim parash ngrihen edhe lidhur me kontratat që ish-lëvizja Socialiste për Integrim ka lidhur me kompani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për shkak të këtij hetimi Ilir Meta mbahet në paraburgim, ndërsa Kryemadhi nën masën e detyrimit për paraqitje. Të martën Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesat e tyre për zbutjen e masave të sigurisë.

Njoftimi nga GJKKO:

Mbi bazën e kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përmes vendimit nr.640 të datë 15 nëntor 2024, ka vendosur masën e sigurimit pasuror ‘Sekuestro preventive’ për dy prona në pronësi të shtetasve F.K dhe M.K.

Kjo masë vjen si vijim i veprimeve hetimore dhe proceduriale në lidhje me procedimin penal nr. 122 të vitit 2022

Pasuritë e sekuestruara janë:

Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;

kati përdhes, 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë;

kati nëntokë 139 m2,

kati i parë 79 m2,

kati i dytë 51 m2, verande kati i dytë 27.9 m2 – në pronësi të shtetases F.K., me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;

kati përdhes 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë,

kati nëntokë 139 m2,

kati i parë 79 m2,

kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2, në pronësi të M.K.,

me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme është ekzekutuar nga policia gjyqësore në datat 19 dhe 20 Nëntor 2024, duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe duke ua komunikuar këtë vendim pronarëve të pasurive.

Next Post

Meta egërsohet pas sekuestros së vilave! Thirrje nga kafazi: Të nisin protestat e përditëshme para SPAK...pa molotov

Valença do Minho, 14/11/2024 -  Tentativa de Assalto a uma ourivesaria em Valença resulta em troca de tiros entre GNR e assaltantes.
GNR e PJ isolaram o local do crime.




(Rui Manuel Fonseca)

Plagoset rëndë shqiptar: U qëllua me armë nga prokurori portugez! Çfarë ndodhi në…?

“Shqiptarët kanë dorë në çdo gjë”! Ja si kontrollojnë portet për trafikun e kokainës: Kinezët mundësojnë transferimin e parave përmes “fei ch’ien”

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved