• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Nisin përplasjet tek Kombëtarja, deklaratat e Uzunit dhe kapitenit Ismajli që dolën “hapur” kundër Silvinjos…

November 20, 2024
in Sport

Shqipëria e mbylli Ligën e Kombeve me një humbje zhgënjyese brenda në shtëpi kundër Ukrainës, e cila solli dhe rënien nga Liga B për në Ligën C.

Jo vetëm humbja dhe paraqitja e dobët, por në fund dolën në pah dhe disa prapaskena që treguan që atmosfera në kampin kuqezi nuk është aq pozitive sa e ka paraqitur Federata Shqiptare e Futbollit gjatë këtyre ditëve.

Mjafton të lexosh prononcimet e mbrëmjes së djeshme pas përfundimit të ndeshjes, të dy prej lojtraëve kryesore të ekipit kombëtar, atë të kapitenit Adrian Ismajli dhe sulmuesit më në formë të momentit Myrto Uzunit, për të kuptuar se disa prej lojtarëve janë të pakënaqur me zgjedhjet e trajnerit Silvinjo.

Uzuni edhe pse është në “top-formë” tek ekipi i tij Granada, nga Silvinjo është një zgjedhje e fundit për tu aktivizuar dhe vet lojtari beratas e bëri të ditur këtë gjë në prononcimin e tij duke shfaqur haptazi pakënaqsi për preferencat e teknikut Brazilian.

“Për mua nuk ka problem se të gjithë e dinë që te Granada luaj si sulmues i dytë, në tre vitet e fundit i dini statistikat. Kur vij në kombëtare trajneri nuk më preferon në majë të sulmit. Mund ta bëj shumë mirë edhe atë. Të luaj për kombin nuk është se lodhem”, theksoi Uzuni që shigjetoi trajnerin e kuqezinjve, i cili vlen për tu kujtuar se e la jashtë atë dhe në fazën e grupeve të kampionatit europian, duke grumbulluar lojtarë që nuk ishin aktivizuar asnjë minutë me fanellën kuqezi.

Një thumbim i pastër kundër trajnerit ishte dhe ai i kapitenit të skuadrës Adrian Ismajli, i cili shfaqi pëkanaqësi për formacionin dhe skemat e aplikuara.

“Pjesa e parë ka qenë ndeshja më e keqe në këto 3 vitet e fundit. Nuk do të kemi gjithmonë fatin nga vetja.

Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbisnim. Një pjesë e dytë shumë e mirë. Me 1 pikë ishim në “play off”. Duhet të marrim mësim nga kjo pjesa e parë, që skam fjalë. Duhet të mësojmë nga ky gabim shumë i madh.

Unë e kam përgjigjen për formacionin, por nuk dua ta jap, jam profesionist”, theksoi Ismajli.

Deklarata që tregojnë qartë një panorama aspak të këndshme brenda lojtarëve dhe stafit të Kombëtares, e që rezultatet e këtyre edicioni të Ligës së Kombeve janë ato që e kanë konfirmuar mësë miri këtë fakt.

Next Post

Një bankë e mbushur me lule, një klasë e mbushur me dhimbje e lot! Prej dy ditësh shpirtëra të rënduar: Ja cfarë po ndodh në klasën e Martinit të vogël!

VIDEO/ In Memoriam: 11 vite nga ikja tragjike e Sokol Olldashit

Regjistruan një pronë me dokumente false: Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Durrës, djali i tezes së Kryemadhit

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved