• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, August 21, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Hunter Biden, traumat, droga dhe historia me kunatën e vet… Shpëtimi i fundit i babait president

December 3, 2024
in Bota, Debat

Në muzgun e karrierës së tij politike të ndërthurur që në fillim me dramat e tij familjare, Joe Biden, e gjeti veten në një udhëkryq.

Nga njëra anë koherenca, mbrojtja e trashëgimisë së tij politike dhe vlerave të partisë së tij dhe nga ana tjetër mundësia për të mbrojtur me një akt – që do të bëhet një precedent i rrezikshëm – një djalë që e ka turpëruar, i cili rrezikonte një dënim të gjatë burgimi.

Biden zgjodhi familjen.

Një gjest shumë njerëzor, por i një graviteti politik të paprecedentë i bërë nga një lider, i cili që nga viti 1972 është përpjekur furishëm të pajtojë ambicien e tij të pakufishme politike me rolin e babait të jetimëve pas tragjedisë që e bëri të ve.

Aventura njerëzore dramatike dhe e stuhishme e Hunterit fillon në prag të Krishtlindjeve të atij viti kur nëna e tij Neilia dhe motra e vogël Naomi vdesin në një aksident me makinë.

Ai, i cili ishte vetëm dy vjeç, dhe vëllai i tij Beau u plagosën.

Ata kthehen në shtëpi pas një qëndrimi të gjatë në spital dhe që atëherë babai do të fitojë pseudonimin Amtrak Joe: ai do të përdorë trenat e asaj kompanie si një metro për t’u kthyer në shtëpi në Wilmington, Delaware, çdo mbrëmje pas punës në Senatin e Washingtonit.

Ai nuk do të ndalet. Bëhet baba edhe nënë edhe kur, vite më vonë, takon e martohet me Jill-in.

Kujdesi i babait ka efekte të ndryshme tek dy vëllezërit.

Beau, i lindur një vit para Hunterit, ndjek gjurmët e Joe: bashkëshort, baba, ushtar dhe prokuror i paqortueshëm, duke synuar një karrierë politike.

Hunter, ndoshta i mbingarkuar nga sukseset e babait dhe vëllait të tij më të madh, është më rebel dhe i paqëndrueshëm.

Në Universitetin Georgetown, në 1992, problemet e para të drogës.

Më pas alkooli – me vëllain e tij Beau, i cili në vitin 2001 u përpoq ta nxirrte nga ajo humnerë: Ai shkoi me të në takimet e Alkoolistëve Anonimë.

Me rezultate jo të qarta, edhe sepse ndërkohë Hunter hyn në botën e kokainës.

Profesionalisht, ai, i diplomuar në drejtësi, jeton nën hijen e babait të tij: puna e tij e parë ishte në një bankë në Delaware që financon fushatat zgjedhore të senatorit Biden, më pas shkon në Ministrinë e Tregtisë, i punësuar nga William Daley, një politikan i fuqishëm demokrat nga Illinois dhe një mik i madh i Joe.

Në vitin 2008, kur babai i tij u bë nënkryetar, ai themeloi një firmë konsulence, Seneca Global Advisors, dhe krijoi një fond të kapitalit privat me të cilin filloi të merrej me Rusinë dhe Kinën.

Nuk ka asnjë provë për sjelljen e keqe të Joe për ta favorizuar atë, por Hunter sigurisht që përdor emrin e babait të tij për të ecur përpara.

Deri në vitet e mallkuara – 2014 dhe 2015 – në të cilat gjithçka del në sipërfaqe: Gjithnjë e më shumë i varur nga droga, ai i bashkohet bordit të drejtorëve të Burisma, një kompani ukrainase energjetike me të cilën ai bën biznes të fshehtë: Ngjarje të cilat në vitet në vijim do t’i shtyjnë republikanët të përpiqen të përfshijnë edhe zëvendëspresidentin e atëhershëm (Biden) duke e akuzuar për korrupsion.

Joe, në realitet, nuk merr pjesë në biznesin e djalit të tij, por në një moment të caktuar ushtron presion mbi qeverinë e Kievit për të larguar një prokuror që ndoshta po heton Hunterin.

Ndërkohë, Marina Ushtarake, ku ishte rezervist djalit i zv.presidentit, e shkarkon: Ai del pozitiv për kokainë.

Hunter është i mbytur: Drogë, prostituta, lumenj parash të shpenzuara në klube nate, makina luksoze, pushime ekzotike.

Këtë herë nuk është Beau që ta ndihmojë: I goditur nga një tumor në tru, ai vdes në vitin 2015.

Joe lidhet pas djalit të tij të mbetur, i cili ishte i zhytur në demonët e tij: Ai gjithashtu braktiset nga gruaja e tij, e cila divorcohet.

Një marrëdhënie e çuditshme romantike lind mes tij dhe kunatës së tij, Hallie, e veja e Beau.

Edhe kjo do të dështojë kur ajo të zbulojë se Hunter kishte një fëmijë të fshehtë me një prostitutë.

Por Hallie është gjithashtu shkaku i pavullnetshëm i telasheve më serioze ligjore që rrezikuan ta futnin në burg: Pasi kishte blerë një armë pa deklaruar se ishte përdorues droge.

Ajo e zbulon dhe e hedh në kosh.

Më pas, duke mos e gjetur, raporton zhdukjen e saj: Fillimi i një hetimi që do ta çojë në një dënim për të cilin ai rrezikoi deri në 24 vjet burg, pasi nuk arriti një marrëveshje me magjistratët për një pranim të fajësisë pa paraburgim.

Ai rrezikon vite të tjera në Kaliforni për shkak të evazionit fiskal të vitit 2017: dhe Joe, tani i çarmatosur, i irrituar me partinë e tij, vendos ta shpëtojë. (Brixhilda Xhuraj)

Next Post

“Kur ju rrezikohen vilat...”! Gazetari zbulon paktin sekret të partive!

Balerini i njohur shqiptar u hodh nga kati i katër, kalon rrezikun për jetën

BBC: Udhëtimi 200 km me kajak përgjatë Vjosës, një prej lumenjve të egër dhe të fundit të Evropës

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved