• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Humor

Muli qartëson qëndrimin për opinionin e Komisionit të Venecias

December 11, 2024
in Humor
        
 

Vendimi i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës i hapi telashe Mulit.

Gaz Bardhi këmbëngulte se duhet të shpallnin “fitoren” sepse Komisioni kishte thënë që vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen.

Nga ana tjetër, Oerdi kundërshtonte:

– PS na ka bërë me hile. Ka pyetur Venecian nëse vendimi i Gjykatës na detyron si Parlament për mënyrën se si votojmë, dhe ata kanë thënë jo, nuk ju detyron dot.

Muli, i shqetësuar, thirri Lelon për të vendosur si ta paraqisnin situatën në publik.

– Duhet të bëjmë kujdes, – tha Lelo. – Duhet të themi që Gjykata vërtet nuk e detyron Parlamentin, por ama Edi Rama e detyron. Ai po e detyron shumicën të mos e shkarkojë Oltën. Kaq na duhet. Pjesa tjetër nuk na intereson.

– Shumë mirë! – tha Muli i lehtësuar. – Ky është shpëtim. Se në parim ne nuk i njohim këto vendimet e Gjykatave kur janë kundër nesh. S’kemi pse u themi të tjerëve t’i njohin.

– Po pra, duhet kujdes, – këmbënguli Lelo. – Përndryshe, na thonë: Doktori nuk njeh vendimet e SHBA, të Britanisë së Madhe, të SPAK-ut dhe të Gjykatave. Pse ne duhet t’i njohim këto të Venecias?

– Atëherë, u vendos! – tha Muli. – Që të jemi koherentë me qëndrimet tona, ne do deklarojmë se në këtë vend prokuroria, Gjykata Kushtetuese dhe gjykatësit janë Edi Rama. Ai mbron Xhaçkën. Kaq! Të tjerat nuk kanë rëndësi.

– Po, – pranoi Lelo. – Kështu është më e thjeshtë. E kupton çdo demokrat.– Atëherë, ky të jetë qëndrimi ynë: ai që po përpiqet të dënojë Berishën, po mbron Xhaçkën.

– Duhet sqaruar që “Ai” është Edi Rama, – tha Lelo me kujdes. – Se po e lamë me “Ai”, këta demokratët tanë mund ta ngatërrojnë me Blinkenin.


        
 
Next Post

Yuri Kim takon Altin Dumanin: Rikonfirmojmë mbështetjen e fortë për Shqipërinë

Pastrimi i parave, Rama: Gjermaninë dhe disa vende të BE-së më problem se Shqipëria në këte fushë! Lufta jonë vazhdon

Opinioni i “Venecias” për mandatin e Xhaçkës, Spiropali: Sot morën përgjigje akuzat e shpifjet! Qëndrimi ynë, kushtetues

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In