• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Tuesday, September 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Modeli gazetaresk i Sali Berishës nuk ndryshon për 30 vite rresht

December 15, 2024
in Aktualitet, Debat

Prej vitesh të angazhuar në akuzimin e mediave të tjera si “të shitura” për dikë, televizionet dhe portalet nën kontrollin e familjes Berisha kanë tradhtuar plotësisht çdo funksion profesional, duke fshirë edhe formën më të vogël të pavarësisë.

Ata pranojnë heshturazi të jenë të vërtetët e shitur, por vazhdojnë të akuzojnë kolegët e tjerë. Duke iu bindur paranojave të Berishës, puna e tyre e përditshme përbëhet nga publikimi i komunikatave të Partisë Demokratike dhe zbardhja e deklaratave të komandantit të tyre. Asgjë më shumë.

Egomani e Berishës, tipike për çdo diktator, e shtyn atë në një mbidozë prezence publike: nëse kur ishte në arrest shtëpiak impresiononte me këmbënguljen e tij duke organizuar çdo mbrëmje në orën 19:00 një miting nga ballkoni i shtëpisë së tij, tani që është i lirë nuk ka më kufij as në hapësirë dhe as në kohë.

Flet nga mëngjesi deri në mbrëmje, gjithmonë ka diçka për të thënë dhe komentuar, thërret gazetarët pandërprerë, sikur të ishte e detyrueshme dëgjimi i opinionit të tij ditor, dhe disa, me të vërtetë e konsiderojnë një detyrim.

Berisha përmbyt televizionet dhe portalet. Por ndërsa disa media përpiqen të balancojnë praninë e tij duke dhënë hapësirë edhe për politikanë të tjerë dhe lajme të tjera, televizionet dhe portalet e kontrolluara nga familja e tij janë një buletin i mërzitshëm partie.

Sot Syri nuk është gjë tjetër veçse një “Rilindje Demokratike” e viteve ’90, që hapte dhe mbyllte çdo faqe me frazat e Berishës, madje edhe editorialet shkruheshin prej tij nën emra të rremë. “RD” e 30 viteve më parë, ashtu siç bën Syri sot, lavdëronte shefin dhe shpifte për kundërshtarët, pa asnjë skrupull për të vërtetën.

Një teknikë e kopjuar nga “Zëri i Popullit” i kohërave të errëta të komunizmit, një model që Berisha donte ta impononte atëherë dhe që vazhdon ta imponojë në mediat e tij edhe sot që jemi në fund të vitit 2024.

Mjafton të kujtohet se çfarë fundi kanë pasur ”RD” dhe ”ZP” për të kuptuar sa i padobishëm dhe i gabuar është ky model i bërjes së informacionit, por Berishës dhe më shumë se 80 viteve të tij nuk mund t’i mësohet se çfarë do të thotë demokraci. (Shqiptarja.com)

Next Post

Përplasja për mandatin e Zaçajt, avokati Romeo Kara: E nxitur nga Berisha! Ligji i qartë, mandati i përfundon më 10 mars

Ja perlat e gazetarit të Tv Zenit për "tradhëtarin" Gaz Bardhi dikur: Ka paguar me paratë e PD Rithemelimin e Berishës, sepse i njeh si PD e vërtetë!

VIDEO/ “Shqipëria është bekim, e kthyer në mrekulli që mahnit të huajt”! Rama: Sigurinë si në vendin tonë nuk e ke në Londër, Berlin as Paris

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved