• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Nuk i ndahet shpirti nga “Kristali”! Berisha kërkon t’i kthejë Universitetet “han pa porta”: Të gjithë le ta marrin një diplomë!

December 18, 2024
in Aktualitet, Debat

Sali Berisha ka zhvilluar dje një takim me petagogë, studentë e deputetë të PD-së. Ai tha se pjesë e programit të PD për zgjedhjet 2025 është dhe heqja e mesatares për universitetet.

Teksa e ka cilësuar çështjen e arsimit si më kryesorja për mirëqenien e një kombi, ai gjithashtu premtoi një minimun jetik prej 200 eurosh për të gjithë studentët.

Nuk ka institucione të tjera një komb që mund të transformojnë më shumë se sa studentët dhe universitetet. Ndaj dhe këto kohë, le të jenë kohët e tronditjes më të madhe të këtij regjimi. Është radha jonë, ne do ta fitojmë këtë betejë. Kjo diktaturë nuk ka të ardhme. Europa provoi për herë të parë në histori narkoshtetin dhe narkodiktaturën. E përcolli me indiferencë, por tani ky është një realitet i hidhur që duhet të shpëtojmë ne dhe Europa prej saj.

Ndaj dhe, duke u garantuar ju se programin e arsimit të lartë, do e hartoni ju me ekspertizën më të mirë, dhe se qeveria e PD do bëjë gjithçka për zbatimin e saj, rikthimin e universiteteve në qendra të fuqishme kërkimore dhe shkencore, heqjen e diskriminimit, ndëshkimit në pranimet universitare me të ashtuquajturën mesatare.

U ndëshkuan të gjitha zonat e varfra të vendit, kjo merr fund. Nga vitet ’80 të shekullit të kaluar e në vazhdim, vendet e lira i kanë të hapura dyert e universiteteve për fëmijët e tyre. Kjo është e vërteta. Po këta kanë një mendësi, çfarë t’u thuash mendësisë së tyre…

Po të shkosh të marrësh të gjithë gjimnazet periferike, e kanë nën 6.5 mesataren. E privon arsimin nga njëri nga funksionet bazë që është edhe lufta kundër varfërisë. E privon nga funksion, midis të tjerash. Ndaj këto kohë që kanë mbetur, le të jenë kohë beteje për të vërtetat që ne besojmë.

Betejë për t’u dhënë shqiptarëve sistemin arsimor më cilësor të mundshëm në kushtet e këtij vendi. E njëjta gjë për shëndetësinë, por sot jemi te arsimi. Ndaj dhe i ftoj edhe gjimnazistët, të mos harrojnë se në vitin e ri universitar, pa mesataren e partisë. Të hapura dyert. Dhe jo vetëm kaq, po minimumi jetik do aplikohet për çdo student, 200 euro.

Karta e studentit do të pasurohet me një seri lehtësirash të tjera. Ne, siç kam deklaruar këto ditë, do të fusim gjerësisht në përdorim kartën e konsumatorit për të rikthyer TVSH-në pensionistëve, rrogëulurve dhe atyre që janë në nevojë. Por studentët nuk mund të mos jenë përfitues si këta të tjerët,” është shprehur Sali Berisha.

Kujtojmë që në kohën e Berishës, nuk mbeti katraxhi pa marrë diplomë.

Ata pastaj u bënë mësuesa e drejtora në administratë.

Next Post

I burgosuri sirian që u ndihmua nga CNN, ishte torturues i regjimit të Assad-it

“Mos paçi fatin e Martinit”, babai i 14-vjeçarit: Iu drejtuam Ambasadës së SHBA sepse besojmë në drejtësinë e tyre

“Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve”, Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved