• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ofrimi i Berishës bruto, pa montazh, si mjerim i medias në Shqipëri

December 29, 2024
in Blog

Media shqiptare është si një kuzhinë ku ajo që gatuhet për t’iu servirur publikut as nuk pastrohet, as nuk qërrohet, as nuk kontrollohet. Pra, pjatat janë si ushqim për derra e jo për njerëz.

Më së shumti mishërohet kjo te lajmet me Berishën protagonist. Çfarë nxjerr nga goja ai, akuza më së shumti, pasi kurrë nuk ka qenë njeri idesh, sado të trasha të jenë, sado gënjeshtër që u vjen erë, serviret pa asnjë filtrim, pa asnjë seleksionim, pa asnjë ngurrim.

Nuk dihet se në ç’manual gazetarie mbështeten apo referohen për këtë lloj lajmdhënieje, ku një individ, sado me rol politik, i provuar në vite si një spekullant i rëndomtë, pa asnjë limit etik, që gënjeshtrën e ka mënyrë të menduari e të komunikuari, i ofrohet audiencës bruto, pa montazh, me tërë marrëzinë e vet, me tërë helmin e vet, me tërë halldupërinë e vet.

Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për media të rëndomta. Sali Berishën që thoshte se Erion Veliaj është arratisur e hasje dhe te media kinse prestigjoze, te ato madje që bartin emra me emër të gazetarisë botërore, si degë e tyre në Shqipëri. Ka raste madje ku nuk dallohet dot Syri nga A2 CNN, kur është fjala për të raportuar Berishën.

Nja gazetari e mirë, e shëndetshme, e cila kujdeset dhe për shëndetin mental të audiencës, është ajo që e filtron lajmin, e seleksionon, e qëmton më kujdes dhe e formulon në funksion sa të informimit e sa të dobisë. Nëse informimi nuk është dobi, më mirë mos ekzistojë fare. Kur është dhe dobi vlen si informim.

Gazetaria e mirë dhe profesonale duhet të jetë dhe njerëzore. Thënë kjo, pasi dhe kjo është e diskutueshme, pra nëse është njerëzore.

Pra, gazetaria e mirë duhet të jetë si ajo kuzhina e një restoranti, ku ajo që ofrohet për klientelën është shëndet e jo dhimbje barku në fund e të vjella.

T’jua ofrosh njerëzve Sali Berishën siç është, me ç’nxjerr nga goja, do të thotë të mos kesh respektin minimal për audiencën, ta helmosh me vetëdije atë. Dhe ky nuk është qëndrim politik por etik. Berisha, para se të jetë katastrofë politike, siç ka qenë gjithnjë, është më së pari katastrofë etike, siç u bë i tillë sapo ndjeu erën e pushtetit, njëzet e kusur vite më parë. /Nga Ermir Hoxha /tesheshi.com/

Next Post

Broja luan titullar në humbjen e Everton, Man. City rikthehet te fitorja. Ndalet Tottenham

Veliaj uron qytetarët për festat e fundvitit: Kemi ndërtuar një qytet më solidar! E nisim vitin si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës

Muli i tërheq vërejtje Xhelalit për lidhje direkte me Trumpin

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved