• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Berisha sulmon qeverinë për rrugën e oligarkut të tij Ulaj: Do anulojmë të gjithë tenderat për segmentet e rrugës Milot-Fier?! PD do heqë çdo taksë mbi rrugët e Shqipërisë… do i konfiskoj si Venezuela!

January 5, 2025
in Aktualitet

Sali Berisha deklaroi se me ardhjen në pushtet, PD do të heqë çdo taksë mbi rrugët e Shqipërisë. Lideri i opozitës gjatë konferencës me gazetarët u bëri thirrje qytetarëve të veriut të organizohen në mosbindje të fuqishme civile për të shembur çdo barrierë, me të cilat Edi Rama kërkon tu vendosë taksa raciste. Më tej ai theksoi se nuk do të njihet asnjë tender i hapur ditët e fundit 2024, pasi ligji dhe Kodi Zgjedhor nuk e lejon qeverinë të bëjë këto operacione financiare.

“Kjo taksë rëndon shumë buxhetin e qytetarëve. Një qytetar nga Hasi, Tropoja, edhe nga Kukësi, për të ardhur në Tiranë dhe për t’u kthyer duhet të shpenzojë të njëjtën shumë parash që shpenzon me EasyJet, Tiranë-Bruksel apo Tiranë-Budapest dhe ky është një qëndrim i bazuar në urrejtje, i bazuar në diskriminim racist ndaj atyre që nuk e votojnë Edi Ramën. PD u bën thirrje qytetarëve të veriut të organizohen në mosbindje të fuqishme civile për të shembur çdo barrierë, me të cilat Edi Rama kërkon t’u vendosë taksa raciste.

PD garanton qytetarët se me ardhjen e saj në pushtet, çdo taksë nga Vermoshi në Konispol do të hiqet dhe nuk do ekzistojë për asnjërën nga rrugën, autostradat e ndërtuara në Shqipëri. PD paralajmëron ndërtuesit, mos u bëni bashkëautorë në koncesione, të cilat rëndojnë mbi shpatullat e taksapaguesve shqiptarë në mënyrën më të tmerrshme. Lidhur me këtë, deklaroj se ne, tenderat e shpallur në këtë fundvit, qoftë ai i Porto Romanos, qoftë tre segmentet e rrugës Milot-Fier, në mënyrë absolute nuk do të njihen, por do të bëhen përgjegjës dhe do ndiqen penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në këto tendera në kundërshtim flagrant me ligjin elektoral, i cili ndalon qeverinë të bëjë prokurime dhe tendera 4 muaj para zgjedhjeve.

Unë i ftoj biznesmenët, ndërtuesit, të mos harrojnë se ligji është edhe për qeveritarët, edhe për kompanitë që me vetëdijë e shkelin atë. Segmentet e shpallura janë në këtë periudhë vetëm që qeveria të mbushë thasë me euro gjatë fushatës elektorale dhe janë në kundërshtim flagrant me kodin zgjedhor, që është Kushtetuta e zgjedhjeve. Këto kisha, duke pasur parasysh që me këto pushime të zgjatura, Shqipëria po i afrohet Nepalit. Por nepalezët kanë një meritë, vërtet kanë shumë ditë pushimi, por punojnë 8 euro dhe nuk kanë uikend. Përndryshe, kanë 39 ditë festa. Aty po i çon edhe Edi Rama në kundërshtim me çdo lloj rregulli. I duhet sa më pak të punojnë dhe të ikin shqiptarët nga Shqipëria,” tha Berisha.

Next Post

"Po ecën me ritme të pandalshme”! Media maqedonase: Maqedonia e Veriut duhet ta ketë zili Shqipërinë

Berisha nesër përballë SPAK, paralelisht të hënën në GJKKO vendoset nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim

I shtruar në një spital në Athinë, mediat greke: Kryepeshkopi Anastas Janullatos në gjendje kritike për jetën

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved