• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, August 28, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Manjani hedh poshtë pretendimet e Berishës ndaj Ballës: Këto janë thashetheme që krijojnë hamendësime të rrezikshme dhe të shkëputura nga konteksti

January 7, 2025
in Aktualitet, Debat

Ish-Ministri i Drejtësisë dhe avokati Ylli Manjani deklaron se përgjimet e publikuara të hënën nga kreu i PD, Sali Berisha, për ministrin Taulant Balla kanë dalë nga SPAK dhe janë shkëputur nga konteksti.

Duke folur në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Manjani tha se përgjimet po përdoren për të krijuar një fabul politike, duke u shndërruar në një element të rrezikshëm.

“Përdorimi i të dhënave hetimore për të krijuar situata apo insinuata, të cilat nuk i ndihmojnë të vërtetës, nuk është një gjë e mirë dhe kjo në radhë të parë vlen për SPAK-un, sepse bën insinuata pa krijuar ende një proces të rregullt. Këto janë thashetheme që krijojnë hamendësime. Me këto të dhëna të marra nga “Sky ecc” është mbushur GJKKO-ja sot dhe i gjithë opinioni publik.

Kush është ai kodi pin dhe kush siguron që është ai që thua ti? Kush e thotë atë? Nuk shprehet askush, asnjë gjykatë mbi vërtetësinë, sepse atë e ka përgjuar Franca dhe ai francezi s’e njeh fare atë.

Statusi ilegal i atyre të dhënave është sot një diskutim shumë i madh jo vetëm në Shqipëri,” u shpreh Manjani.

Sipas Manjanit, është absurde që nëse dy persona përmendin ministrin në një bisedë të përgjuar, të kërkohet që ai të hyjë në burg.

“Është sot e gjithë ditën spekulimi më i madh që ndodh brenda dhe jashtë SPAK-ut, brenda dhe jashtë gjykatës me këto të dhëna dhe nuk mund të ndërtosh fabula publike me të dhëna të hamendësuara, të pacertifikuara e të pavërtetuara.

Sepse rreziku është i jashtëzakonshëm. Në qoftë se ti merr një anë dhe do me pa Taon, që është Tao, Tao, tani unë po të bëj një fabul tjetër: janë dy persona që flasin për Taon. Tao ç’lidhje ka? Mund të flasin edhe për ty dy persona dhe çfarë do të thotë, që duhet të hysh në burg ti tani?” deklaroi Manjani në Euronews Albania.

Reagimi i tij erdhi pasi Sali Berisha përdori një fragmenti për të cilin tha se ishte shkëputur nga përgjime, për të mbështetur pretendimin e tij se Taulant Balla urdhëroi arrestimin e Çapjave në Elbasan në këmbim të votave dhe me urdhër të Suel Çelës.

Next Post

Shkrepëtima në vite

Ilir Meta mbeti jetim

Analisti Anri Bala: Demokratët e kanë ngrënë turpin me bukë me LSI-në, në koalicionin që Berisha bëri Faik Basha i Metës: Opozita fiton me 65%

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved