• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Biden për Ballkanin?

January 11, 2025
in Bota

sh-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit, John Smith tha të premten se ndryshimet në urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor nga Presidenti Joe Biden, janë “shenjë se qeveria amerikane vazhdon të jetë e shqetësuar për situatën” në këtë rajon.

Duke komentuar për shërbimin e Zërit të Amerikës në gjuhën boshnjake, ish-drejtori Smith tha se ndryshimet po ashtu tregojnë se Shtetet e Bashkuara “besojnë që sanksionet – apo kërcënimi me sanksione, meqë nuk u bë ndonjë përcaktim i menjëhershëm në bazë të urdhrit të ri ekzekutiv – do të avancojnë objektivat amerikane të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në rajon”.

Në një letër drejtuar Kongresit amerikan të mërkurën, Presidenti Biden tha se ka vendosur ta mbajë në fuqi urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor, të shpallur fillimisht në vitit 2001 dhe të ndryshuar në vitet 2003 dhe 2021. Ai mori këtë vendim duke pasur parasysh “aktet e dhunshme ekstremiste, veprimet penguese dhe situatën në Ballkanin Perëndimor, që pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike… vazhdojnë të paraqesin kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme amerikane”.

Urdhri, sipas zotit Smith, u zgjerua me disa elemente, përfshirë “përpjekjen, si bazë për përcaktim”– ndërsa më parë ishin parashikuar vetëm aktet e kryera. Po ashtu shtohen edhe kategori të reja për sanksionim si të qenurit anëtar “i një entiteti të sanksionuar”, përfshirja në sanksione e rrjetit të personave që kanë pronësi ose kontroll të përbashkët me persona të sanksionuar, si edhe e bashkëshortes/it apo fëmijëve të rritur të personit të përcaktuar.

Ai thotë se këto ndryshime të reja “sugjerojnë që qeveria amerikane ka parasysh individë të caktuar të cilët po i konsideron nën masat e reja”.

Qeveria amerikane “ka mundësi që po përpiqet t’u dërgojë atyre një mesazh të fuqishëm që duhet të ndryshojnë qasje apo do të rrezikojnë të përballen me sanksionet e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi zoti Smith.

Urdhri fillestar ekzekutiv i vitit 2001 nga ish-Presidenti George W. Bush, pas luftrave në Ballkan, parashikonte sanksione në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm, shkeljen e Marrëveshjeve të Dejtonit dhe Rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën dhe kërcënonte stabilitetin në rajon.

Ky urdhër është rinovuar çdo vit që atëherë nga Presidentët amerikanë. VOA

Next Post

Bushati tregon pse ndryshoi "kolibe lehje" për Berishën: Si më zhdukën nga Klani pas konfliktit me Frangajn dhe debat Qorri-Fevziu?!

"Ryanair" ndërpret fluturimet nga Beogradi: Shumë shtrenjtë dhe aeroport në gjendje të keqe

Shkupi dënon deklaratën e deputetit bullgar për bashkimin e RMV me Bullgarinë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved