• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Rama: Që nga 2013 leku dhe kriminelët nuk vendosin asgjë në Shqipërinë e qeverisur nga PS, vendos vota

January 12, 2025
in Aktualitet, Debat

Kryeministi Edi Rama në një dalje publike ditën e sotme u shpreh se leku dhe kriminelët nuk vendosin kush hyn në qeveri që prej 2013.

”As nuk e diskutoj që janë blerë vota, këtu e atje, në zgjedhjet e këtyre tre dekadave e kusur në Shqipëri.

As nuk e diskutoj që janë përzier, këtu e atje, në zgjedhjet e këtyre tridhjetë e kusur vjetëve, elementë të botës së krimit.

Por as nuk e diskutoj po ashtu, more hiç fare, që në asnjë palë zgjedhje, politike, lokale, të pjesshme apo të përgjithshme në Shqipëri, minimalisht qysh prej atyre të vitit 2013, leku ose elementët kriminalë, nuk kanë vendosur asgje, për kush ikën e kush vjen në qeveri apo në bashki.

Kjo është shumë e thjeshtë, sepse s’ka as logjikë të padeformuar nga urrejtja politike dhe as aritmetikë të pa përmbysur nga mendjelehtësia mediatike, që i mban dot në këmbë teoritë idiotike të komploteve të mëdha elektorale me para e me kriminelë.

Kush ka marrë pjesë në zgjedhje apo ka studiuar sadopak zgjedhjet në Shqipëri, e di fare mirë, se nëse nxirren jashtë ekuacionit organet ligjzbatuese, Policia e Shtetit, SHIK-u e Shishi, KQZ-ja apo Kolegji Zgjedhor dhe manipulimet ordinere tw komisionerëve në qendrat zgjedhore, siç faktikisht kanë qenë qartësisht jashtë ekuacionit, në të gjitha zgjedhjet, qysh prej atyre të rotacionit të 2013-ës, nuk ka lek, element kriminal dhe maskarallëk politik, që e përmbys dot vullnetin e popullit – mendojeni fjala vjen sa e pamundur do të ishte, sot, por jo vetem sot që pas 2013-ës që të parafytyrohej qoftë edhe në bashkinë më të vogël e më të largët të vendit, maskarallëku i 2011-ës ketu në mes të Tiranës!

Nuk i rreshtova të tëra sa dëgjuat, as për t’u ankuar se më kanë rënë shumë dhe për shumë gjatë në qafë, me akuzat më ekstreme, as për t’u shitur këtu si ëngjëll.

Engjëll nuk jam, jo vetëm sepse parajsa e librave të shenjtë nuk është e kësaj bote, po edhe sepse në jetën time, tanimë jo të shkurtër, ka edhe jo pak momente e ndodhira për të cilat unë nuk jam krenar.

Por ama, nuk hyjnë ndër to, as krimet apo lidhjet me krimin, as përfitimet e paligjshme apo pasuritë e padeklaruara, as shpifjet apo fabrikimet për kundërshtarët politikë, e asnjë poshtërsi a prapësi tjetër nga ushtrimi abuziv i fuqisë së pushtetit”, tha Rama.

Next Post

"Formula Uno" në Shqipëri, Rama: 1 miliard njerëz do të kenë sytë në Elbasan në 3 ditë…

Mesazh dashurie dhe kujtimi për Martinin dhe ëndrrat e tij! Luiz Ejlli bën këngë për 14-vjeçarin (Video)

VIDEO/ Rama paralajmëron padi të dytë pas asaj të Olsit ndaj Bardhit: Babale i dytë! Doli cullak krijimi i rrethanave të kallëzimit të rremë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved