• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

E pabesueshme! Lulzim Basha në Amerikë për të krijuar degën e PD me kryetar një të akuzuar për terrorizëm! (Foto)

July 13, 2018
in Dosja X, Kryesore, Rekomanduar
        
 

Pak ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri një fluturim në SHBA dhe pasi u kthye në atdhe, ku po pritet “krahë hapur” për të dhënë sqarime në Prokurori, për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në “Toyota Yaris”, ku akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor dhe dekonspirim të operacionit, të lidhur me persona të inkriminuar, etj, u justifikua me një gomarllik, që vetëm një sharlatan i kallëpit të tij nuk ka turp ta thotë se: Isha për vizitë në një takim të organizuar nga Instituti “Hudson”, lidhur me marrëdhëniet transatlantike, për të diskutuar gjendjen aktuale të marrëdhënieve trans-atlantike dhe për të diskutuar për të ardhmen e këtyre marrëdhënieve, po kështu edhe të NATO-s.

Eshtë me të vërtetë qesharake, se çfarë e lidh një parti opozitare shqiptare, me marrëdhëniet transatlantike dhe NATO-n, në të njëjtën ditë, kur liderët e shteteve anëtare, janë mbledhur në Samitin e NATOS në Bruksel. Kjo do jetë një nga gënjeshtrat e tjera të Lulzim Bashës, për të mbuluar të vërtetën, por rëndësi ka, se pas katër ditësh u gjet, tek emisioni për “politikanët e humbur”, në VOA!

Por sipas burimeve të Ekskluzive.al, mësohet se Basha veç marrëdhënieve transatlantike, problemeve me ligjin në Shqipëri dhe hetimin që po ndiqet në SHBA, në kohën e vizitës së tij, për paratë e lobimit rus, Basha ka kryer një sërë takimesh të tjera interesante, që sigurisht e pasurojnë CV-in e tij!

Basha me mbështetjen e një grupi nismëtarësh në SHBA, ka krijuar degën e Partisë Demokratike në Texas, kryetar i së cilës është zgjedhur Gaspër Lekgega! Basha i cili e ka mohuar gjithmonë lidhjet e tij me eksponentë kriminal, edhe kësaj here dëshmon, se ai nuk e ka problem t’i shtrëngoj dorën apo edhe të krijoi një degë partie me një të arrestuar për “KËRCËNIME TERRORISTE”, krim ky shumë i rëndë në Amerikë edhe për marrëdhëniet transatlantike.

Ekskluzive.al ka siguruar një pjesë nga dosja e aletatit transatlantik dhe partiak të Bashës, ku tregon se Gaspër Lekgega, është arrestuar nga një gjykatë amerikane, për kërcënime terroriste, një ligj i ri i formuluar pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

Me sa duket, Basha nuk e ka problem të mbaj marrëdhënie me të arrestuar për terrorizëm, grupe kriminale apo lobe antishqiptare që kërkojnë destabilizim në vend… por ama Basha duhet tu japi llogari shqiptarëve dhe ligjit si i barabartë para ligjit, për të gjitha krimet që ka kryer në këtë apo tjetër shtet./EKSKLUZIVE.AL


        
 
Next Post

“Xhaxhai që nervozon, si mund ta marrë Gjermania seriozisht Trumpin? Ai ka vetëm një armë në arsenal…”

Afera CEZ: Berisha dhe ish-ministrat të frikësuar deri në palcë, Prokuroria e vendosur të fillojë hetimet. Pritet mbërritja e provave nga Çekia

40 mijë $ për të lobuar në Uashington kur marrëdhëniet janë të shkëlqyera?! Zëri i Amerikës i bie “kokës”, ja çfarë thotë Basha

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In