• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Champions League: Dramë në limite, Barcelona përmbys 4-5 Benficën! Bologna mposht Dortmundin, tri pikë për Liverpoolin e Atl. Madrid! Juventusi një zhgënjim

January 22, 2025
in Sport

Champions League zhvilloi këtë të martë ditën e shtatë të ndeshjeve të fazës së ligës (9 takime). Me fillim nga ora 18:45 Atalanta fitoi me pesë gola kundër Sturm Graz dhe kalon zyrtarisht në play-off, ndërsa Monaco mposhti Aston Villan.

Ora 21:00 zbriti në fushë 14 skuadra, me Barcelonën që fitoi mes dramës 4-5 ndaj Benficës. Tri pikë edhe për Atletico Madrid, Bologna, PSV, Liverpool dhe Stuttgart. Zhgënjen me barazim pa gola Juventusi. Nëntë takimet e radhës luhen të mërkurën.

Në “Da Luz” vendasit e Benficas u përmbysën në shtesë 4-5 nga Barcelona në një ndeshje që pa gjithçka në fushë. Portugezët shënuan tripletë me grekun Pavlidis, por nuk mundën të dalin me pikë. Në minutat 2, 22 dhe 30 Pavlidis shënoi tre herë, teksa shkurtoi Lewandowski me penallti.

Në pjesën e dytë Raphinha rihapi ndeshjen, por Araujo shënoi autogol dhe “Shqiponjat” gjetën golin e katërt. Sërish Lewandowski me penallti në minutën e 77-të bëri që miqtë të shpresonin, duke gjetur edhe golin me Garcia në fund për 4-4. Në shtesën e gjashtë një kundërsulm bëri që Raphinha të shënonte sërish dhe Barcelona të fitonte 4-5 mes dramës, spektaklit dhe emocioneve.

Në “Anfield” Liverpool fitoi 2-1 kundër Lille dhe zyrtarisht është në fazën tjetër. Salah dhe Elliott shënuan për vendasit, ndërsa momentalisht francezët shkurtuan me David.

Dramatike në “Dall’Ara”, aty ku vendasit e Bolognas fituan 2-1 me përmbysje kundër Dortmund. Guirassy shënoi për gjermanët në pjesën e parë, ndërsa italianët u përgjigjën me Dallings dhe Iling Junior në minutat 71 dhe 72. Tri pikë me vlerë për Bolognan që gjen fitoren e parë në Champions League dhe shpreson në ndeshjen e fundit, paçka se gjasat e play-off janë thuajse minimale.

Në “Bergamo” Atalanta fitoi 5-0 kundër Sturm Graz dhe një ndeshje nga fundi i sfidave në grup zyrtarisht e gjen veten në play-off. Në fushë 20 minutat e fundit u fut edhe Berat Gjimshiti. Sfida u zhbllokua në minutën e 12-të nga Retegui, me pjesën e parë që u mbyll me këtë rezultat. Pjesa e dytë solli ‘breshërinë’ e golave me Pasalic, De Ketelaere, Lookman dhe Brescianini. Atalanta me 14 pikë siguron për momentin zonën play-off dhe është në garë për kalimin direkt në fazën tjetër.

Në Principatë, Monaco iu fal golit të Singo në minutën e tetë për të mposhtur 1-0 Aston Villën. Francezët kanë shanse për më tej, teksa me 13 pikë barazuan anglezët.

Kujtojmë se ky është raundi i parafundit i ndeshjeve në grupe dhe javën që vjen do mësohen zyrtarisht tëtë skuadrat e kualifikuara më tej dhe 16 që do përballen në play-off.

Champions League, raundi 7 në grup:

E martë, 21 janar 2025

18:45

Atalanta 5-0 Sturm Graz

Monaco 1-0 Aston Villa

21:00

Atletico Madrid 2-1 Bayer Leverkusen

Benfica 4-5 Barcelona

Bologna 2-1 Dortmund

Club Brugge 0-0 Juventus

Crvena zvezda 2-3 PSV

Liverpool 2-1 Lille

Slovan Bratislava 1-3 Stuttgart

https://www.sofascore.com/team/football/fk-crvena-zvezda/5149

Next Post

Sfidon Interin në Pragë, Qazim Laçi: S'kam folur me Asllanin, jam tifoz i Milanit

Në Itali duartrokasin Kristjan Asllanin, tre ndeshje radhazi titullar, pjesë e formacionit të javës në Serie A

Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved