• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Premtimi i Gaz Bardhit: Në 11 maj do marrim 75 deputetët, Qori, Lapaj dhe Shabani s’do marrin dot as një mandat

January 25, 2025
in Aktualitet

Megjithëse në një qark, historikisht, bastion i PS-së dhe megjithëse me një opozitë jo shumë të organizuar dhe me probleme të brendshme, Gazment Bardhi, që drejton qarkun e Fierit për opozitën, beson se do të ruajë koutat maksimale.

Kjo përkthehet në 7 mandate nga 16 që ka gjithsej qarku. “Kam objektiv të marr aq mandate saç është maksimumi i historikut elektoral të PD dhe koalicionit, që do të thotë se objektivi do të duhet të jetë edhe më i lartë se rezultati që PD ka marrë në 2021.

Po punojmë në këtë drejtim. Ajo që dua të konfirmoj është se kurrë nuk kam gjetur kaq shumë mllef ndaj besimit të tradhëtuar prej 12 vitesh të socialistëve nga kjo qeveri dhe kaq shumë zemërim për arrogancën me të cilët i trajton socialistët zëvendësja e Edi Ramës, Belinda Balluku, e cila është drejtuese e qarkut për PS në qarkun e Fierit”- tha Gazment Bardhu në intervistën “Pa Censurë”.

Ai u pyet edhe për largimin e detyruar të deputetit Erion Braçe nga qarku i Fierit, ku ai punonte prej vitit 2013, por përdori një gjuhë të kujdesshme, edhe pse të dy kundërshtarët kanë patur përplasje të forta në Kuvend.

“Nuk i bëj llogaritë me largimet nga kampi kundërshtar i PS. Nuk dua të komentoj vendimet e ekipit kundërshtar, por, mesa duket, e kanë konsideruar të pavlerë deputetin Braçe në qarkun e Fierit”- u shpreh nënkryetari i PD-së.

Bardhi përsëriti disa herë gjatë intervistës në emisionin “Pa Censurë” numrin 75 të mandateve që opozita synon të fitojë në zgjedhje, 1 më shumë se sa PS ka aktualisht në qeverisje dhe kësaj fitoreje do t’i kontribuonte, veçanërisht, qarku i Fierit.

“Nuk duhet të fiksohemi tek numrat, por e rëndësishme është që PD në zgjedhje të marrë rezultatin maksimal të historikut që PD ka në qarkun e Fierit. Nëse ka një qark, ku socialitstët që i kanë dhënë besim PS, veçanërisht në këto 12 vite, kanë shansin të reagojnë për veten e tyre, ky është qarku i Fierit”- tha Bardhi.

Ai sulmoi dhe partitë e reja, duke thënë se s’do marrin asnjë mandat.

“Nëse qëllimi është të kafshojnë nga votat e opozitës dhe t’i shërbejnë mbajtjes në pushtet të Edi Ramës, i kanë llogaritë me qytetarët, të cilët, jam i bindur se arrijnë ta dallojnë një parti që keqpërdoet për të marrë disa vota nga opozita, edhe pse dihet se nuk prodhon asnjë mandat.

Besoj që partitë e reja nuk do të arrijnë të prodhojnë asjë mandat. Edhe vrojtimet e opinionit publik, të bëra si nga partitë politike, si nga organizma të ndryshëm në vend pasqyrojnë këtë realitet.”- u shpreh Gazment Bardhi.

Next Post

Fotografia e emigrantëve me zinxhirë: Donald Trump luan me frikën dhe shpik një Amerikë që nuk ekziston

Shteti bektashi, revoltohet Saliu flet përçartë: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman

"Bashkëpunëtori" i Vuçiç për Saliun dhe Kurtin! Grenell krah Presidentit Trump në Kaliforni: Njeriu i besuar i momenteve të vështira

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved