• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

SHËNGJIN/ Kulla vrojtimi në bashkëpunim me bizneset, Qato: Garantojmë sigurinë përmes rojeve bregdetare

July 13, 2018
in Aktualitet

Më shumë siguri për pushuesit ofron në këtë sezon plazhi i Shëngjinit, aty ku në një vijë bregdetare rreth 2 Km janë ndërtuar 7 kulla vrojtimi, çdo 250 metra.

Kullat e pajisura edhe me personel të trajnuar për t’u ardhur në ndihmë pushuesve në raste emergjente, janë ngritur së fundmi falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me bizneset e zonës.

Për të inspektuar përfundimin e këtij angazhimi nga bizneset e zonës, ishin të pranishme edhe dy ministret, Lindita Nikolla dhe Sonila Qato.

Ministrja Qato kërkoi nga biznesi t’i përgjigjen standardeve të kërkuara për një sezon me siguri të shtuar dhe me djem e vajza të mirëtrajnuar, të cilët do të ofrojnë ndihmën e tyre të specializuar në raste rreziku, duke rritur kështu edhe aktivitetin e sipërmarrjes.

“Ne 2 km plazh publik janë në shërbim të pushuesve të Shëngjinit, nga Tale tek Skaliera, 7 kulla vrojtimi të cilat në bashkëpunim me sipërmarrjen e zonës janë vënë në funksion gjatë këtij sezoni. Garantimi i sigurisë në plazhe këtë vit përforcohet me punësimin nga ana e sipërmarrjes të rojeve bregdetare të kualifikuar dhe të trajnuar nga Federata shqiptare të cilët plotësojnë standardet e kërkuara për sigurinë në plazh. U bëj thirrje të gjithë sipërmarrjes në vend që operon përgjatë vijës bregdetare që gjatë këtij sezoni turistik të rrisin masat e sigurisë për pushuesit përmes plotësimit të kushteve të kërkuara me kulla vrojtimi dhe roje bregdetare të kualifikuar, kërkesa që jo vetëm garantojnë sigurinë por edhe rrisin aktivitetin e sipërmarrjeve gjatë sezonit turistik”, theksoi ministrja Qato

Ministrja e arsimit Lindita Nikolla deklaroi se “sivjet ka më shumë përmirësim edhe në kushtet e pastërtisë dhe të shërbimit në Shëngjin. Sigurisht ne jemi këtu për të mundësuar edhe më shumë aktivitete, më vjen mirë që edhe Shëngjini po kthehet në modën e të rinjve dhe të rejave”.

Ndërkohë Shëngjini këtë vit ka edhe një kalendar të pasur me aktivitete rinore për të gjithë pushuesit i cili kanë nisur të zbatohet që në nisje të sezonit.

Next Post

“The Times of Israel”: Basha i mbështetur nga rusët

Diktatura nuk është rrëzuar, por ka vënë maskë... nomeklaturë milionerësh?!

Gazeta izraelite hedh dritë mbi lidhjet e fshehta të Lulzim Bashës

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved