• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Ish shefi i investimeve të SOROS, Scott Bessen-t konfirmohet nga senati në detyrën e Sekretarit të Thesarit të Trump

January 28, 2025
in Bota
        
 

Senati amerikan konfirmoi të hënën Scott Bessent-in si sekretar të Thesarit, në qeverinë e Presidentit Donald Trump, duke i dhënë kështu drejtuesit miliarder të fondeve të investimeve, një rol qendror në hartimin e përparësive politike të administratës së re në lidhje me uljen e taksave, të shpenzimeve qeveritare dhe menaxhimin e marrëdhënieve ekonomike me aleatët dhe kundërshtarët.

Si sekretari i 79-të i Thesarit, zoti Bessent do të ketë ndikim mbi mbledhjen e taksave dhe tregun e borxhit të thesarit prej 28 trilionë dollarësh, mbi politikën fiskale, rregulloret financiare, sanksionet ndërkombëtare dhe investimet nga jashtë. Votimi ishte 68-29, me 16 demokratë që mbështetën emërimin e tij.

Bessent, 62 vjeç, tashmë është shfaqur si një mbrojtës i fuqishëm për axhendën ekonomike të Presidentit Trump, e cila përqendrohet tek ulja e taksave dhe vendosja e tarifave të larta, që demokratët dhe disa ekonomistë, argumentojnë se mund të zhbëjnë një pjesë të përparimit që ka bërë Rezerva Federale në vendosjen e inflacionit nën kontroll.

Në seancën e tij të konfirmimit, zoti Bessent paralajmëroi se dështimi për të rinovuar një shkurtim prej 4 trilionë dollarësh nga taksat, që skadon në fund të këtij viti, do të ishte një “fatkeqësi” për amerikanët e klasës së mesme dhe argumentoi se tarifat do të ndihmonin në luftimin e praktikave të padrejta tregtare, rritjen e të ardhurave, dhe do të forconin ndikimin e Shteteve të Bashkuara në negociatat ndërkombëtare. Ai gjithashtu kundërshtoi idenë se politikat e Presidentit Trump do të ishin inflacioniste dhe tha se përpjekjet e administratës për të rritur prodhimin e naftës në fakt do të ndihmonin në uljen e çmimeve.

Si zyrtari më i lartë ekonomik i Presidentit Trump, zoti Bessent do të përballet me një sërë sfidash, më urgjentet prej të cilave do të jetë menaxhimi i likuiditetit të qeverisë federale, pasi qeveria arriti kufirin e saj ligjor të borxhit në ditën e dytë të Presidentit Trump në detyrë. Edhe përpara se të bënte betimin, Departamenti i Thesarit po përdorte “masa të jashtëzakonshme” për të shmangur shkeljen e kufirit të borxhit dhe shkaktimin e një falimenti katastrofik. Zoti Bessent u tha senatorëve në seancën e tij të konfirmimit se nuk do të kishte mospagim nën drejtimin e tij.

Sekretarit Bessent do t’i duhet gjithashtu të merret me perspektivën e rritjes së deficiteve buxhetore dhe borxhit të shtuar të qeverisë që vlerësohet të arrijë në triliona dollarë, nëse rinovimi i uljes së taksave dhe lehtësimet e tjera të premtuara tatimore nuk mund të kompensohen nga rritja e të ardhurave, ose shkurtimet e shpenzimeve. Nëse vazhdon precedenti i deritanishëm, ai do të jetë një aktor qendror që do të punojë me Kongresin për përmasat dhe trajtën e reformave tatimore./ VOA


        
 
Next Post

Kortezhi i kryepeshkopit Janullatos mbërrin në Shqipëri, pritet nga dhjetëra qytetarë në Kakavijë

Premtimi i Trump për dëbimet masive, arrestohen 1000 emigrantë gjatë 1 dite në SHBA

Melania Trump sërish kryefjalë!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In