• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA nxjerr listën e institucionet shtetëror shqiptare, mes tyre dhe SPAK që do u ndërpriten donacionet për një periudhë 90 ditore nga USAID

January 29, 2025
in Aktualitet, Debat
        
 

Pas urdhrit të presidentit Donald Trump, ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për ndërprerjen e fondeve amerikane për institucionet në vendin tonë, mes tyre dhe SPAK, për një periudhë 90-ditore.

Fondet ndërpriten deri ne një vendim të dytë për institucionet:

Ministria e Financave, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare

Ministria e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë dhe Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministria e Drejtësisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

Ministria e Mbrojtjes

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX)

Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Parlamenti, duke përfshirë komisionet e tij

Këshilli i Lartë Gjyqësor

Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Gjykata Kushtetuese

Gjykata e Lartë

Të gjitha gjykatat, përfshirë gjykatat e apelit, gjykatat administrative të apelit dhe gjykatat e shkallës së parë

Struktura e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit

Gjykata e Shkallës së Parë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm

Inspektori i Lartë i Drejtësisë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Dhoma e Posaçme e Apelimit

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK)

Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI)

Ministria e Shtetit dhe Zyra e Kryenegociatorit

Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)

Të gjitha pushtetet komunale

Kujtojmë që Departamenti i Shtetit i SHBA-së, më 24 janar, urdhëroi ngrirjen e financimeve të reja për pothuajse të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare amerikane si pjesë e përpjekjes së presidentit Donald Trump për t’i përshtatur këto programe me qëllimet e tij të politikës së jashtme. Këto programe zbatohen kryesisht përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, u dërgoi një mesazh ambasadave amerikane në mbarë botën duke sqaruar zbatimin e një urdhri ekzekutiv që Trump e nënshkroi më 20 janar, ku thuhej se “asnjë ndihmë e mëtejshme ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara nuk do të shpërndahet në një mënyrë që nuk është plotësisht e përputhur me politikën e jashtme të presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

Urdhri ekzekutiv i Trump kërkon një pezullim 90-ditor të ndihmës zhvillimore ndërkombëtare të SHBA-së për të vlerësuar efikasitetin dhe “përputhshmërinë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

Ky urdhër i prek shpërndarjet e reja të fondeve për vendet e huaja, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare dhe kontraktorët, deri në përfundimin e rishikimeve të programeve.

Trump dhe republikanë të tjerë ishin zotuar se do të ndërmerrnin masa kundër programeve të ndihmës ndërkombëtare amerikane, dhe memoja e Rubios justifikoi ngrirjen duke thënë se ishte e pamundur për administratën e re të vlerësonte nëse angazhimet ekzistuese të ndihmës ndërkombëtare “nuk janë të përsëritura, janë efektive dhe janë në përputhje me politikën e jashtme të presidentit Trump”.


        
 
Next Post

Nuk shkoi në gjyqin për masakrën e Gërdecit se 'ishte sëmurë dhe po ekzaminohej në SHBA', Mediu zbulon vetë gënjeshtrën: Më ftuan për inaugurimin e Trump, fola dhe për Berishën

Arben Ahmetaj vë në siklet Belind Këlliçin: A i financon Belinda Balluku protestat e tij kundër Erion Veliajt?

'SHBA po harxhonte 50 milionë dollarë për prezervativë në Gaza', Sekretarja e shtypit të Trump lë me gojë hapur gazetarët

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In