• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Iu turr Ballës me rrip, hidrocentralet që mori deputeti i PD Petrit Doda nga Berisha në Lurë, si i ka kamufluar në emrin e familjarëve

February 13, 2025
in Aktualitet, Dosja X

Në Kuvend u shënua tentativa e radhës për përplasje fizike mes opozitës dhe mazhorancës. Protagonist i yryshit nuk ishte si gjithmonë vetëm Flamur Noka, me dosje në SPAK, por edhe deputeti tjetër i Partisë Demokratike, Petrit Doda. Teksa ministri Taulan Balla kishte fjalën për të folur për Diasporën dhe zgjedhjet e 11 Majit, deputeti Doda hoqi rripin e pantallonave dhe u sul drejt foltores, për të goditur Ballën.

Në këtë moment ndërhyri Garda. Deputeti Petrit Doda tentoi disa herë të godiste ministrin me një mikrofon nga distanca e afërt. Shfaqje të tilla agresive janë të kuptueshme gjatë kësaj kohe kur Sali Berisha po i jep dorën e fundit listës së kandidatëve për deputetë. Petrit Doda hyri në Kuvend në janar të vitit 2023, duke u ulur në karrigen e Alfred Rushajt, i cili dha dorëheqjen në nëntor të vitit 2022.

Nga viti 2013 deri në vitin 2020, Petrit Doda, përmes bashkëshortes së tij Hane Doda me kompaninë Crom Albania, ka arritur të blejë hidrocentralin e Selishtës për 760 mijë euro, ndërkohë që vetëm vlera e investimit për ndërtimin dhe vënien në punë të HEC është 1.2 milionë euro. Madje 49 % të aksioneve të kompanisë së hidrocentralit i ka blerë për 32 mijë euro.

Ky fakt krijon dyshime të forta për një blerje fiktive. Leja për ndërtimin e hidrocentralit të Selishtës është miratuar nga Genc Ruli, ministri i Berishës në vitin 2008.

Petrit Doda është themelues i kompanisë Crom Albania për shitjen e metaleve si çelik, hekur, bronz, bakër, alumin, lëndë të para, pllaka dhe pajisje hidraulike etj. Në vitin 2007 kompaninë e kalon në emrin e Ardit Dumës dhe në vitin 2008 kompania kalon në emrin e bashkëshortes së Petrit Dodës, Hane Doda.

Përmes kësaj kompanie, Petrit Doda ka gjenereuar qindra mijëra euro të ardhura, gjithnjë në emër të familjarëve të tij.

Pak para se të largohen nga pushteti, Sali Berisha i ka dhënë Petrit Dodës edhe një tjetër hidrocentral me vendodhje në rrjedhën e poshtme të lumit Molla e Lurës, përmes kompanisë GJURR REÇ dhe një karteli kompanish të tjera. Edhe këtë pasuri publike, Petrit Doda e ka kamufluar në emrin e djemve të tij, Elton dhe Edison Doda.

Fillimisht hidrocentrali është përfituar përmes kompanisë Marsian Service. Kompania është themeluar si një agjenci doganore pikërisht nga Petrit Doda.

Kompaninë më pas e ka kaluar në emrin e famijarëve të tij, për shkak të ambicieve për t’ju futur politikës. Mbetet për të bërë verifikime më të hollsishme se si kjo pasuri është deklaruar dhe justifikuar në ILDKPKI nga deputeti Petrit Doda./ Prapaskena

Next Post

Mbi konspiracionin e madh “ndaj rreziqeve” për SPAK dhe Drejtësinë e re

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca (ashtu siç bënë me Klotilda Bushkën)

SPAK e ka vendin në kazermë, jo në politikë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved