• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Studiuesi amerikan: Albin Kurti mund të përballet me të njëjtin trajtim nga Trump si Zelensky

March 8, 2025
in Debat, Diaspora

Edward Joseph, ligjërues në Shkollën për Studime të Avancuara në “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara dhe vëzhgues i dalluar i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se kryeministri aktual, Albin Kurti, në rast se do të marrë edhe një mandat në këtë pozicion, do të përballet me një presion shumë të lartë nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Joseph, gjatë një intervistë për A2 CNN, ka thënë se ndonëse kërkesat që do të bëhen ndaj Kosovës nuk mund të dihen, presioni do të jetë i sigurt.

“Nëse kryeministri Kurti rikthehet si kryeministër, atëherë ai, dhe të gjithë në Kosovë, duhet të presin presion shumë të lartë nga administrata Trump. Kryeministri Kurti mund të përballet me të njëjtin trajtim si ai që Trump i rezervoi Zelensky-it”, tha Joseph.

Ai tha se duhet të merret parasysh edhe fakti që Kurti nuk e ka mbështetjen e ngjashme, ashtu siç e ka presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Presidenti ukrainas ka mbështetje të madhe evropiane dhe ka mbështetje të madhe nga Mbretëria e Bashkuar. Kryeministri Kurti nuk e ka këtë mbështetje. Për kryeministrin Kurti ka kundërshti dhe kritika nga Bashkimi Evropian dhe nga Mbretëria e Bashkuar. Duhet gjithashtu të kuptojmë se kryeministri Kurti kishte kritika edhe nga administrata e mëparshme në SHBA, ajo e Biden”.

“Prandaj kjo nuk është diçka që ka të bëjë vetëm me Donald Trumpin. Ka të bëjë me frustrimin e këtyre shteteve perëndimore me lidershipin e kryeministrit Kurti, përveç problemeve që ka me Serbinë”.

I pyetur nëse vlerëson se mund të tërhiqen trupat amerikane nga KFOR-i, Joseph tha se me Trumpin në krye të SHBA-së, nuk përjashtohet asgjë.

“Me Donald Trumpin nuk përjashton dot asgjë. Ai ka thënë në fjalimin e tij se Groenlanda do të bëhet një ditë pjesë e Shteteve të Bashkuara. E sugjeroi këtë në fjalimin e tij këtë javë në Kongres. Ne nuk e dimë se çfarë mund të bëjë. Por pyetja mbetet, nëse ai dëshiron pasojat e një veprimi të tillë. Kjo është pyetja. Për SHBA mbajtja e trupave në Kosova nuk ka kosto të mëdha. Pra kjo është pyetja për Donald Trumpin. A i do problemet që vijnë me këto vendime?”.

Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhjet e 9 shkurtit është bërë politikani më i votuar duke ia kaluar edhe presidentes Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e vitit 2021 kishte arritur që të sigurojë 300 mijë e 788 vota.

Next Post

Pse hesht Ina Rama për kapërcimin e ligjit për "pikën e tij të dobët", prokurorin Ols Dado? Dosja që i mbylli burrit të Alketa Vejsiut

Intervista me Nikolas Tampakopoulos/ Sali Berisha kënaq ushtarët e Belerit dhe Dules, nxin Shqipërinë në median greke: Nuk plotësojmë asnjë kriter për në BE, Rama e sajoi çështjen 'Beleri'

"Shqipëria Madhështore" e Berishës?! Kryetarë partish që nuk ekzistojnë as në Facebook, pa ndjekës dhe zero komunikim

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved