• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Procesverbali / Altin Dumani si brigadier: Ajola të mos shkojë në spital pa më marrë leje mua (disa afera në emrin e amerikanëve)

March 11, 2025
in Aktualitet, Debat
        
 

I mitizuar nga mediat si ‘Falkone’ i Shqipërisë dhe shpëtimtari i dërguar nga amerikanët, procesverbali i seancës për konfirmimin e masës së sigurisë për Erion Veliajn, tregon një fytyrë tjetër të Altin Dumanit, ndoshta të vërtetën, atë të një brigadieri provincial komunist, fytyrëverosur dhe i rreptë me gratë.

Me 90 mijë euro rrogë në vit, i shoqëruar me një karvan makinash shtetërore dhe një çetë truprojash që nuk i ndahen as kur pi kafe te Rogneri apo kur shkon në tualet, që kapardiset me xhaketë me filigran ari nëpër konferenca (balonë që do të shfryhet në dhjetor), Altin Dumani i sotëm duket se nuk ka asnjë lidhje me atë Altin Dumanin e thjeshtë, të pakompromis dhe profesional.

Sipas procesverbalit, Altin Dumani i ka kërkuar gjykatësit Erjon Bani që Ajola Xoxa t’i merrte leje atij kur të shkojë në spital. Dhe ai, me humanizmin që e karakterizon, do t’i jepte leje për të kryer vizitat mjekësore! Mundësisht, si garanci për mosprishjen e provave, t’a shoqëronte Sameti nga Libofsha, i cili i shkruante zonjës Xoxa mesazhe në fundjavë!

“Tashmë kam Ajolën përballë dhe po i drejtohem asaj, me një e-mail në kërkesë, dhe një kërkesë e depozituar në sekretari, ne e aprovojmë dhe japim pëlqimin tonë që të shkojë ť’i nënshtrohet të gjitha detyrimeve mjekësore, ku të dojë, ta zgjedhë spitalin, vetëm thjesht të na përcaktojë që në këtë ditë dua të shkoj në këtë spital dhe do të kryej këto vizita dhe analiza“.

Pra t’i marrë leje brigadier Dumanit, t’i tregojë spitalin dhe ditën e vizës, mundësisht edhe shqetësimim shëndetësor! Është më i pranueshëm modeli i Adriatik Llallës, i cili i raportonte çdo darkë te shefat e tij Berisha-Meta, se sa modeli i Altin Dumanit, sa groteskt aq edhe rrezik, i cili kërkon të kontrollojë deri tek vizitat shëndetësore të grave, ndërkohë që vijon dallaveret dhe pazaret në emër të amerikanëve, duke gënjyer dhe intimiduar edhe organe mbi SPAK-un, si KLP-në dhe Gjykatën Kushtetuese. Për pazaret e Altin Dumanit me dosjet, shantazhet, manipulimet, përgjimet e paligjshme me para të pista, thyerjet e ligjit, shpërdorimet dhe aferat korruptive (të gjitha në emër të amerikanëve), do të flasim në një artikull tjetër, me evidenca dhe fakte.


        
 
Next Post

Aleanca e sorrave mediatike e juridike. Pëllumbi ndalon në ballkonet e SPAK

Skandal / U diplomua me pesa, Ols Dado jep mësim në Shkollën e Magjistraturës (noteri pa magjistratur përgatit prokurorët e rinj)

Nëse “prova” e re e SPAK për Veliaj është miqësia me mua, është provë shumë e vjetër

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In