• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

Skandal / U diplomua me pesa, Ols Dado jep mësim në Shkollën e Magjistraturës (noteri pa magjistratur përgatit prokurorët e rinj)

March 11, 2025
in Dosja X
        
 

Nuk kanë të sosur paradokset dhe skandalet rreth Ols Dados, noterit që u bë prokuror nga Ina Rama, i kthyer tashmë në një fenomen, duke tejkaluar edhe simbolin Gjin Gjoni. I diplomuar me pesa për jurist, Ols Dado, jo vetëm u ngjit në SPAK me lobime misterioze, manipulime dhe shkelje të ligjit, por na shfaqet edhe si mësimdhënës në Shkollën e Magjistraturës. Ols Dado u diplomua si jurist në vitin 1995 me rezultate të dobëta. Notën më të lartë e ka në fiskulturë.

Ina Rama dhe Bamir Topi e emërojnë prokuror në Pogradec në vitin 2008 në kundërshtim flagrant me ligjin e kohës, pasi nuk plotësonte kriteret ligjore. Dhjetë muaj më pas, Ina Rama, po në shkelje të ligjit, e sjell prokuror në Tiranë. Krahas vijimit të karrierës në drejtësi, gjithnjë në shkelje të ligjit, Ols Dado shfaqet si ekspert në Shkollën e Magjistraturës, që në vitin 2019, aty ku formohen prokurorët dhe gjyqtarët e rinj.

Me mesataren e Dados, ky i fundit nuk do të pranohej as si student në Shkollën e Magjistraturës, ndêrkohë që u jep mësim studentëve. Ndërkaq, Ols Dado deklaron se është paguar si prokuror i komanduar në SPAK që në 1 janar të vitit 2023, me kërkesë të kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

Ndërkaq, teksa Ols Dado kishte vijuar punë në SPAK, KLP mblidhet në 6 mars të vitit 2023 dhe miraton komandimin e tij në SPAK. Pra, Olsian Çela, Altin Dumani dhe Ols Dado kanë anashkaluar KLP si një organ mbi SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Një burim pranë KLP tha se edhe në rastin e dhënies së opinionit pro nga KLP është shkeluar ligji, pasi nuk është kryer verifikimi i ligjshmërisë së mandatit të Ols Dados si prokuror si dhe janë injoruar disa informacione sekrete rreth figurës së tij. Të gjitha këto fakte konfirmojnë një grusht në kupolën e drejtësisë.

Emërimi i paligjshëm i Ols Dados

Ols Dado u diplomua si jurist në vitin 1995. Nga data 16.12.1995 deri në 15.2.1996 punoi pranë Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta. Nga data 16.2.1996 deri në 10.9.1996 punoi pranë “A.M.C” sh.a. Nga data 29.1.1997 deri në 8.11.2000 punoi pranë Bashkisë Durrës. Nga data 1.7.2003 deri në 29.9.2005 punoi në ish-Komisionin e Letrave me Vlerë. Në vitin 2008 bëhet noter pa konkurrim, duke hapur NIPT-in K52025501V, pasi e trashëgon licencën nga babai i tij, noteri Milto Dado, deri në vitin 2008.

Në 4 nëntor 2008, zonja Ina Rama, në atë kohë në funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm, i propozon Bamir Topit, asokohe President, emërimin e Ols Dados prokuror në Progradec. Propozimin e saj, zonja Rama e mbështet në nenin 149 pika 3 të Kushtetutës dhe në nenin 8, pika 2, germa ‘b’ të ligjit nr. 8737 datë 12. 02. 2001 për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë (i pa ndryshuar deri ditën e firmosjes së këtij propozimi). Mbështetur në të njëjtën bazë ligjore, Presidenti Bamir Topi, në 17 nëntor 2008, miraton propozimin e Ina Ramës, duke dekretuar emërimin e Ols Dados prokuror në Pogradec.

Neni 17 i ligjit, përpos të tjerave, parashikonte që mund të emërohet prokuror shtetasi që ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Neni 18 parashikon që mund të emërohet prokuror edhe personi që nuk e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës, por që ka punuar jo më pak se tre vjet pedagog në Shkollën e Magjistraturës, në Fakultetin Juridik, këshilltar ligjor, drejtues ose specialist në strukturat juridiko-profesionale në Kuvend, Presidencë, qeveri, Gjykatën e Lartë, Ministrinë e Drejtësisë, Avokatin e Popullit, deputet me arsim juridik dhe oficer i policisë gjyqësore.

Ols Dado nuk plotësonte as kriteret e parashikuar në nenin 17 dhe as në nenin 18 të ligjit nr. 8737 datë 12. 02. 2001 për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë. Dado kishte vetëm arsimin juridik dhe nuk kishte punuar 3 vite në një nga funksionet e parashikuara nga neni 18 i ligjit. Dado është emëruar në kundërshtim flagrant me ligjin në funksionin e prokurorit. Dado jo vetëm që nuk duhet të ishte prokuror i komanduar në SPAK, por nuk duhet të ishte dhe nuk duhet të jetë as prokuror në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm. Nëse Ols Dado nuk jep dorëheqjen, duhet që organet përkatëse të konstatojnë paligjshmërinë e mandatit si prokuror.

Sjelljet jo etike të Ols Dados në sallat e gjyqit, përdorimi i funksionit publik për të bërë pallate dhe fshehja e një kontrate për pallat në vitin 2016, janë një histori tjetër, për të cilën gjithsesi duhet të reagojnë institucionet përkatëse të drejtësisë.


        
 
Next Post

Nëse “prova” e re e SPAK për Veliaj është miqësia me mua, është provë shumë e vjetër

Champions League: PSG përmbys dhe çon në “ferr” Liverpoolin

Champions League/ Mësohet çerekfinalja e parë, Interi gjen Bayern Munich

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In