• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A është partia e Berishës tani në një linjë me të djathtën filo-naziste gjermane?

March 19, 2025
in Aktualitet, Debat
        
 

Në kërkim të dëshpëruar për një mbështetje ndërkombëtare që i mungon, Partia Demokratike, e rikthyer nën kontrollin e Sali Berishës, kërkon aleatë kudo, pa skrupuj. Sot, portali Syri, i kontrolluar nga familja e Berishës, ka ripublikuar me krenari një artikull entuziast mbi Berishën të botuar në faqen gjermane “Die Freie Welt”, e cila në Gjermani konsiderohet si një nga zërat publikë të AfD, partisë së ekstremit të djathtë dhe filo-naziste.

Në vitet e fundit, AfD është akuzuar për qëndrime ekstremiste, lidhje me lëvizjet neo-naziste dhe revizionizëm historik. Disa nga degët rajonale të saj, si fraksioni “Der Flügel”, janë vendosur nën mbikëqyrjen e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (Verfassungsschutz) për lidhje të dyshuara me qarqe radikale dhe antidemokratike.

Nga pikëpamja e përmbajtjes, freiewelt.net, ashtu si edhe mediat e tjera të së njëjtës rrjet, promovon qëndrime neoliberale, kristiano-konservatore dhe populiste të së djathtës ekstreme. Temat kryesore të saj përfshijnë: levizjen anti-abort, mohimin e ndryshimeve klimatike, maskulinizmin, konceptin tradicional të martesës dhe familjes, kundërshtimin e asaj që quhet “ideologjia gjinore”, si dhe martesën e të njëjtit seks.

Gjithashtu, portali ka mbështetur fushata si “Asnjë kursim gjerman për bankat e falimentuara të BE-së” dhe “Zonja Merkel, jep dorëheqjen”. Sipas një analize të Handelsblatt, kjo faqe pasqyron në mënyrë pothuajse të plotë qëndrimet e AfD, pa hapësirë për pikëpamje kundërshtuese.

Tani, Sali Berisha është krenar që një faqe e njohur për përhapjen e tezave neo-naziste dhe anti-BE ka vendosur ta lavdërojë atë, duke përsëritur të njëjtat pretendime që Berisha ka propaganduar: që ai është viktimë e një komploti të Sorosit që nga shpallja “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit për korrupsion dhe që inkriminimi e tij është urdhëruar nga Edi Rama me ndihmën e SPAK. Artikulli madje përfshin një deklaratë të Berishës, një shenjë që tregon se duket qe shkrimi të jetë i koordinuar.

Pavarësisht nëse ky artikull është i sponsorizuar apo jo, ajo që (nuk) përbën më befasi është afërsia ideologjike mes Partisë Demokratike dhe një partie ekstremiste të djathtë dhe filo-naziste si AfD. Një turp për një forcë politike që pretendon të qeverisë një vend si Shqipëria, i cili duhet ta ketë në prioritetin e parë integrimin në Bashkimin Evropian. (Shqiptarja.com)


        
 
Next Post

Rama takim me shqiptarët e Kretës më 29 mars: Fitorja për Shqipërinë 2030 do jetë e thellë

“Berisha është katil në politikë, e pret i njëjti fat si Metën”! Çupi për listat e PD: Dash Sula ka dinjitet, ndaj nuk i duhet

VIDEO/ Kualifikueset e Kupës së Botës: Ndeshja me Anglinë, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Londër

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In