• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Gazetari Adriatik Doçi: Koalicioni i madhështorëve, Kujtim Gjuzi mori 2 vota si kandidat për deputet, përfytyroni si do ishte qeveria e Lapajt

March 26, 2025
in Blog
        
 

Nga Adriatik Doci

Përfaqësuesit e partive politike kanë deklaruar objeksione të guximshme për zgjedhjet e 11 majit. Kujtim Gjuzi, i cili mori vetëm dy vota si kandidat për deputet në 2021, ka deklaruar se do të marrë 71 mijë vota. Rezultati në 2021 i Gjuzit mund të konsiderohet si progres pasi në zgjedhjet e 2019 mori zero vota. Me sa duket kishte harruar të votonte për veten e tij!

Selami Jenisheri, i dënuar për mashtrim, pretendon se do të marrë 25 mijë vota. Mbetet e paqartë se ku do t’a çojë Jenisheri këtë thes me vota pasi ka paralajmëruar se do të padisë në SPAK kreun e koalicionit, Sali Berishën, i cili i bëri ‘diss’ Bashës me këngën e Unikatil, por jo me këngën e Hysenit.

Tedi Blushi i ish LSI-së thotë se do marrin 12 mandate, duke sfiduar sondazhet që e nxjerrin 1 %. Gjithsesi, shifra u korrigjua sot nga shefi i tij nga qelia, Ilir Meta, i cili tha se koalicioni i madhështorëve mund të marrë 84 mandate. Përfshirja e foljes jokalimtare ‘mund’ tregon se i ka dalë rakia në qeli.

Adriatik Lapaj ka deklaruar se do të marrë 71 mandate. Ky objektiv merr një tjetër dimesion pas dorëzimit të listës në KQZ, e cila dukej si listë dasme. Përfytyroni për një moment Kuvendin dhe qeverinë e Lapajt nëse do të merrte 71 mandate: Babi kryetar Kuvendi, daja ministër i Brendshëm, tezja ministre e Jashtme, halla zv/kryeministre, gruaja e Shabanit ministre e Arsimit etj.

Të vetmit që e kanë të panevojshme për t’i hyrë parashikimeve zgjedhore janë Tritan Shehu dhe Fatmir Mediu. Në një kohë kur Jorida Tabaku, fituese e primareve, u zhvendos në listë të hapur dhe sot detyrohet të dalë të blejë speca për të siguruar votat, për Shehun dhe Mediun zgjedhjet nuk kanë kuptim.

Nëse një ditë PD-ja do mbetet me tre deputetë; ata do të jenë Shehu, Mediu dhe Berisha. Arsyet se pse vendi i sigurtë në listën e PD i Shehut dhe Mediut nuk është vënë dhe nuk do të vihet kurrë në diskutim nga Berisha, e dinë vetë ata!/ Marrë nga profili në Facebook


        
 
Next Post

Meta i "dehur" nga ajri i qelisë: Do marrim 84 mandate (sondazhet e nxjerrin partinë e tij 1 %)

Ja sa paguhen krerët e drejtësisë së re: Në krye Dumani me 93 mijë euro në vit, Metani i fundit me 33 mijë euro, paga e Sadushit, Zaçajt dhe krerëve të KLP-KLGJ

I tregoi Dumanit briskun, SPAK thellon hetimet për Flamur Nokën, sekustron kontratën e koncensionit të pasaportava që firmosi kur ishte ministër i Brendshëm

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In